Llotaria/ NEPTUN dhe BEKO çojnë 5 çifte shqiptare në Barcelonë për të parë Leo Messin me shokë

13 Nëntor 2019, 11:33, Sociale CNA

Pesë çifte me fat nga Shqipëria do të shkojnë në Barcelonë në një udhëtim 3 ditor.  Një gjë e tillë u mundësua nga lotaria e organizuar nga NEPTUN dhe BEKO.

Fituesit do të vizitojnë qytetin e Barcelonës dhe do të ndjekin nga afër një ndeshje të ekipit të futbollit, ku do të kenë mundësi të shohin nga pranë Leo Messi-n me shokë në stadiumin Camp Nou.

Shorteu i organizuar nga NEPTUN dhe BEKO ishte një fushatë dy-javore që përfundoi në 03 Nëntor 2019.

Të gjithë ata që blenë një frigorifer, lavatriçe, furrë, suprinë apo një elektroshtëpiake tjetër të madhe BEKO patën mundësi të ishin pjesë e një shorteu ku shanset për të fituar ishin vërtetë shumë të mira, sikurse edhe rezultoi.

NEPTUN dhe BEKO menduan që t?u dhurojnë klientëve të markës BEKO një eksperiencë të jashtëzakonshme në një nga qytetet më të bukura turistike, me të gjitha shpenzimet e paguara. Si pjesë e eksperiencës nuk mund të mungonte vizita në Camp Nou për të parë Barçën duke qënë se BEKO është, prej 2 vitesh tashmë, partner kryesor i skuadrës së famshme.

Përveç 5 çmimeve të mëdha, u përzgjodhën edhe 20 fitues të cilët përfituan një pajisje elektroshtëpiake të vogël BEKO.

Shorteu u hodh në dyqanin e Neptun në QTU ditën e hënë, më 11 Nëntor 2019, në orën 11.00, në prani  të përfaqësueses së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, e cila çertifikoi edhe rregullsinë e lojës.

Për të gjithë të interesuarit që nuk patën mundësi ta ndiqnin hedhjen e shorteut live, ata mund ta kontrollojnë atë në çdo moment në rrjetin social Facebook të Neptun Albania.

Për Neptun dhe BEKO ky aktivitet nuk pati humbës dhe fitues, pasi të gjithë blerësit e pajisjeve BEKO shkuan në shtëpi me produkte që do ta bëjnë jetën e tyre më të lehtë dhe më komode.

Dy kompanitë i bëjnë urimet më të mira fituesve të mëdhenj të lojës dhe shpresojnë që të kenë edhe më shumë të tillë në aktivitetet e ardhshme të NEPTUN.