Moti i keq “paralizon” Llogaranë/ Policia apel shoferëve

12 Nëntor 2019, 12:49, Sociale CNA

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje shoferëve të shmangin aksin e Llogarasë pasi është i pakalueshëm.

Sipas njoftimit, Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

?Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al