Shpërthim i fuqishëm në një hotel në Sarandë / Kush ishte shënjestra

29 Qershor 2022, 22:51, Kronika CNA
Shpërthim i fuqishëm në një hotel në  Sarandë /
Foto ilustruese

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një hotel në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4.

Hoteli mësohet se është në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/E.T-CNA.al

Lajmet e fundit nga