Çështja e Zvërnecit/ Rama me gazetarët e BE: Më sfidoni me fakte, jo me çfarë keni dëgjuar në rrugë
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët e Bashki...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët e Bashki...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do t’i monitorojnë me kujdes ata në Bosnje dhe Hercegovinë që “i japin përparësi përfitimit politik në vend të sigurisë energjetike, të mbështetur në energjinë e besueshme amerikane dhe në ndërprerjen e varësisë nga gazi rus”.
Kështu u përgjigj Departamenti amerikan i Shtetit në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me takimet e fundit të zyrtarëve të entitetit Republika Sërpska (RS) me përfaqësues të kompanisë energjetike ruse Gazprom, në një kohë kur Bashkimi Europian po paralajmëron ndërprerjen graduale të importeve të gazit rus.
“Duke pasur parasysh se BE-ja po e heq gradualisht gazin rus deri në vjeshtën e vitit 2027, Bosnja dhe Hercegovina nuk mund t’ia lejojë vetes vonesa”, u tha në përgjigjen e DASH-it.
Zyrtarët e Republikës Sërpska, mes tyre edhe përfaqësues të Qeverisë së entitetit dhe lideri i partisë në pushtet, Millorad Dodik, gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar bisedime me drejtuesit e Gazprom-it në Shën Petersburg.
Vizita në Rusi vjen në një kohë kur autoritetet e RS-së vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e gazsjellësit të njohur si Ndërlidhja e Re Lindore, projekt që vlerësohet se kushton 500 milionë euro.
Ky gazsjellës pritet ta lidhë këtë entitet me rrjetin në Serbi, përmes të cilit Bosnja dhe Hercegovina aktualisht furnizohet ekskluzivisht me gaz rus.
Pas takimit në fund të majit, ministri i Energjetikës dhe Minierave të RS-së, Petar Gjokiq, konfirmoi se ky entitet i Bosnjës dhe Hercegovinës mbetet një partner i rëndësishëm i Gazprom-it në zhvillimin e infrastrukturës së gazit.
Bosnja dhe Hercegovina aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus, me të cilin furnizohet përmes Serbisë nëpërmjet Rrjedhës Turke.
Autoritetet në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës planifikojnë ndërtimin e gazsjellësit të quajtur Ndërlidhja Jugore, përmes të cilit gazi do të vinte nga terminali i gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin Kërk në Kroaci. Në këtë projekt janë të përfshirë edhe investitorë amerikanë.
Nga DASH-i theksuan se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për partneritet me Bosnjën dhe Hercegovinën, me qëllim diversifikimin e sektorit të saj energjetik.
Gjithashtu, nga DASH-i theksuan se gazsjellësi Ndërlidhja Jugore ka qenë prioritet i Qeverisë amerikane gjatë tri administratave të fundit, dhe se ai do ta zgjerojë dhe diversifikojë sektorin energjetik të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Duke i dhënë asaj kontroll më të madh mbi furnizimin me energji përmes ofrimit të qasjes në gaz natyror dhe duke ulur varësinë nga një burim i vetëm, jo i besueshëm”, thanë nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Siç u tha në përgjigje, eksporti i energjisë amerikane është shtylla qendrore e bashkëpunimit ekonomik të SHBA-së me partnerët evropianë.
“SHBA-ja ka burime për të mbështetur përpjekjet evropiane për t’u shkëputur nga energjia ruse dhe për të nxitur rritjen ekonomike. Kompanitë amerikane janë partnere të besueshme dhe janë të gatshme të ofrojnë mbështetje”, thanë nga Departamenti amerikan i Shtetit në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.
Bosnja dhe Hercegovina konsumon çdo vit deri në 250 milionë metra kub gaz, i cili hyn në shtet fillimisht në Shepak në lindje, dhe përmes një traseje të ndërtuar gati 50 vjet më parë transportohet deri në Sarajevë, ku është numri më i madh i konsumatorëve, dhe më tej në Bosnjën qendrore./ Rel
Çmimet e naftës po bien pasi Izraeli dhe Irani kanë ndalur...
Forcat ushtarake izraelite kanë ndërmarrë sulme të reja nd...
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme pa...
Në vitin 2025, në mbarë botën u regjistruan 65 konflikte q...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Gjermania dhe Franca i dhanë fund përfundimisht projektit ...
Autoritetet kiliane kanë sekuestruar më shumë se 100 tonë ...
Bashkimi Europian po hyn në një fazë të re të menaxhimit t...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur optimis...
Bashkimi Europian i transferoi Ukrainës një këst të ri ndi...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë u regjistrua rreth 118 k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezulta...
Partia e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, ka fituar z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë tel...
Zëdhënësi i KQZ Kosovë, Valmir Elezi ka bërë një përditësi...
Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen ...
Qyteti i Utsunomiya, rreth 100 kilometra në veri të Tokios...
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE) t...
Kryeministri libanez, Navaf Salam, ka pohuar se Izraeli ka...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aks...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur n...
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni në Vlo...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
Ish-Kancelarja Merkel flet hapur në një intervistë për gaz...
Autoritetet e qytetit Utsunomiya në Japoni kanë kapur një ...
Banka Europiane e Investimeve dhe Komisioni Europian kanë ...
Më shumë se 300 emigrantë nga Kurdistani irakian, të cilët...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...
Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngji...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...