web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po shkonin në Mbretërinë e Bashkuar/ 300 emigrantë rrëmbehen dhe kërcënohen me heqje të veshkave

9 Qershor 2026, 13:43, Kosova & Bota CNA

Po shkonin në Mbretërinë e Bashkuar/ 300 emigrantë

Më shumë se 300 emigrantë nga Kurdistani irakian, të cilët po përpiqeshin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar gjatë verës së kaluar, u rrëmbyen në Libi nga një milici lokale.

Sipas një hetimi të "BBC"-së, pengjet u torturuan dhe familjeve të tyre iu kërkua një shpërblim prej 5,000 dollarësh për person. Nëse pagesa nuk bëhej shpejt, rrëmbyesit i kërcënonin se do t'u hiqnin veshkat pengjeve.

Shumë nga emigrantët kishin paguar mijëra dollarë për t'u dërguar ilegalisht drejt Europës nga kontrabandisti Noah Aaron. Sipas dëshmive, një mosmarrëveshje financiare midis tij dhe milicisë libiane çoi në rrëmbimin e emigrantëve.

Ish-pengjet treguan për kushte çnjerëzore, deri në 178 persona mbaheshin në një qeli të vogël, pa dritë dielli për muaj të tërë, me vetëm një tualet dhe shumë pak ushqim. Disa prej tyre shfaqën plagë dhe djegie që, sipas tyre, janë rezultat i torturave.

Familjarët paraqitën fotografi të personave të liruar me shenja kirurgjikale në trup. Një specialist britanik tha se plagët dukeshin të ngjashme me ato të operacioneve për heqjen e veshkës, por nuk ka ende prova përfundimtare që organet janë marrë me forcë.

Të paktën një emigrant raportohet se ka humbur jetën gjatë robërisë, ndërsa nuk dihet saktësisht sa persona vazhdojnë të mbahen peng. Autoritetet e Kurdistanit irakian thonë se, pavarësisht historive tronditëse të rrëmbimeve, torturave dhe vdekjeve, shumë të rinj vazhdojnë të nisen drejt Europës në kërkim të një jete më të mirë. /CNA





Lajmet e fundit nga