LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi, e shtunë 3 shkurt 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e zodiakut, sipas Paolo Fox

2 Shkurt 2024, 23:09, Horoskopi CNA

Horoskopi, e shtunë 3 shkurt 2024/ Çfarë kanë parashikuar

Dashi

Ajo që po vjen është sigurisht një fundjavë e rëndësishme, e karakterizuar nga guximi. Nëse jeni gjendur mes dy historive, ka ardhur koha për të marrë një vendim. Bej zgjedhjen tënde. Ki guxim.

Demi

Kjo do të jetë një fundjavë në të cilën do të duhet të përpiqeni të zgjidhni një problem të vogël personal. Mos u shqetësoni nëse ndiheni të lodhur fizikisht apo mendërisht sepse do të keni mundësi të rikuperoheni në fundjavë.

Binjakët

Kjo fundjavë premton të jetë interesante, por ju ende përjetoni dyshime të forta, veçanërisht nëse keni biznesin tuaj. Ju duhet të vazhdoni të besoni në veten tuaj dhe në idetë tuaja që do t'ju japin kënaqësi të madhe në të ardhmen. Kini durim!

Gaforrja

Gjatë orëve të ardhshme ka të ngjarë që t'ju duhet t'i përgjigjeni problemeve të ndryshme që kanë lindur në vendin e punës. Përvishni mëngët në punë!

Luani

Një fundjavë pozitive për shumë prej jush. Hapuni me një person që mendoni se është pika juaj e referencës. Ditët e para të javës së ardhshme do të jenë gjithashtu të favorshme për ju.

Virgjëresha

Disa prej jush kanë vështirësi fizike, ndihen të stresuar dhe nën presion. Mundohuni të relaksoheni dhe nëse është e mundur shkoni në një udhëtim. Kini kujdes nag debatet, përpiquni t’i shmangni ato. Jini më fleksibël dhe më pak të prekshëm se zakonisht!

Peshorja

Shkurti do të jetë i rëndësishëm për të kuptuar se në cilin drejtim po shkoni, si në punë ashtu edhe në dashuri. Pra, po vjen një moment ku mund të ketë shumë dyshime, hutim dhe madje tensione të cilat më pas do të duhet të çojnë në vendime përfundimtare. Mundohuni të jeni të qartë!

Akrepi

Jini më pak kritikë, përndryshe mund të prishni marrëdhëniet sentimentale dhe miqësitë. Nëse duhet të bëni disa kritika, kontrolloni veten deri të dielën, përndryshe mund të prishni edhe një miqësi historike. Kujdes çfarë flisni!

Shigjetari

Duke mos pasur paragjykime, nuk ka gjasa të dështoni qëllimet tuaja. Edhe pse nuk keni njohuri në të gjitha fushat, ju ndërrmerrni projekte pa ndonjë frikë të veçantë. Jini të pranishëm dhe veproni gjithmonë sipas llogjikës suaj, mos u influenconi.

Bricjapi

Nëse e doni vërtet familjen tuaj, mos e lini pas dore për punën. Gjeni kohë për të qenë me partnerin dhe fëmijët tuaj duke organizuar edhe një udhëtim jashtë qytetit. Disa prej jush po përpiqen të rikuperohen financiarisht pasi kanë bërë shpenzime të çmendura.

Ujori

Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni tani është të gjeni sërish energji të mirë psikofizike, pasi së fundmi gjërat kanë qenë paksa të vështira. Të jeni të sigurt, situata së shpejti do të ndryshojë për mirë.

Peshqit

Ju pret një fundjavë interesante, por e lodhshme, e cila është disi e ngjashme me periudhën e fundit. Një pikë kthese po vjen, sidomos për ata që janë ndarë apo kanë përjetuar një krizë të fortë dashurie gjatë muajit janar.

Lajmet e fundit nga