LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Histori kunetërish të qeveritarëve, histori feudale, turpi të vërtetë!

1 Tetor 2016, 07:54, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rrëzimit të kandidatëve të propozuar nga qeveria për gjyqtar në Gjykatën e të Drejtave të Njeirut në Strasburg. Me një mesazh në rrjetet sociale, Berisha ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Europës që hodhi poshtë tre kandidatët e qeverisë për gjyqtar. Berisha e quajti këtë një turp të kryeministrit Edi Rama, që me të dëshmoi nepotizëm ekstrem.

/Citynews.al

Mesazhi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetet sociale, si vijon:

?Histori kuneterish te qeveritareve, histori feudale, turpi te vertete!

Pershendes vendimin e Keshillit te Europes!

Te dashur miq, sot Keshilli i Europes hodhi poshte me perçmim treshen e kunetreve dhe ndrikulles qe u derguan nga ministrat kuneter dhe kryekumbara, si kandidat per ne vendin e nderuar te anetarit te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg apo gjykates supreme nderkombetare per vendet anetare te Keshillit te Europes.

Ky ishte nje vendim plotesisht i merituar. Kurre ndonjehere ne historine e KE nje qeveri nuk ka derguar si kandidate dy kuneter dhe nje ndrikull te qeverise, te lidhur direkt dhe indirekt me krimin e drogen qeveritare, duke ofenduar rende vendin e vet me nje akt te tille feudal.

Ky ishte nje turp i vertete per Edvin Kristaq Ramen, qe me kandidaturat e tij deshmoi nderkombetarisht shkallen me ekstreme, me te turpshme te nepotizmit! Asnje vend tjeter ne Europe nuk do mund te imagjinonte nje vendim te tille!

Ky ishte nje turp dhe per kunetrit e pacipe qe ben ligjin e vettingut, por per te tjeret, kurse por veten paten si vettor kunatin apo kunaten, kryekumbaren ne kupolen e krimit te mazhorances se plehrave!

Miq, tani radhen e kane tre te tjere, sekretari i pergjithshem i mafies qeveritare vettor Agaçi, militant Dvorani dhe ndrikulla famoze Hicka. Te tre do te kene fatin e te pareve! Sb?

Lajmet e fundit nga