web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flitej për Memellin, Apolonia zyrtarizon trajnerin e ri

2022-11-28 14:05:00, Sport CNA

Flitej për Memellin, Apolonia zyrtarizon trajnerin e ri

Veljko Dovedan do të jetë trajneri i ri i Apolonisë.

Ish-trajneri i Bylisit ka arritur akordin me klubin fierak, teksa ka firmosur edhe një kontratë deri në fundin e sezonit.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Apolonia me anë të një komunikatë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku njoftojnë arritjen e kësaj marrëveshje.

68-vjeçari rikthehet sërish të drejtojë një ekip futbolli, ku eksperienca e fundit ishte pikërisht në Shqipëri me Bylisin.

Më parë, Dovedan ka qenë trajner edhe e skuadrave të Temniç Varvarin, Slavija Sarajevë, Style Kraljevo, Niki Volu dhe Panaçaiki.





Lajmet e fundit nga