web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenë e tmerrshme: Momenti kur portieri i Arabisë Saudite goditi bashkëlojtarin

2022-11-22 13:49:56, Sport CNA

Arabia Saudite ka shkaktuar befasinë e parë në Kampionat Botëror duke mposhtur Argjentinën me rezultat 1-2. Mirëpo, gjatë fundit të takimit kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta pas ndërhyrjes të tmerrshme të portierit, Mohammed Al Owains në bashkëlojtarin e tij, Yasser Al Shahrani, transmeton Gazeta Metro.

Ai pasi doli nga vija e fundit e portës të largojë një top i cili po shkonte drejt mbrojtësit, Nahuel Molina, në mënyrë të paqëllimshme goditi me gju Al Shahrani. Pas kësaj ndërhyrje 30-vjeçari u detyrua të largohej me barelë nga fusha.

Kujtojmë se për Arabinë Saudite golat e fitores i shënuan Saleh Al Shehri (48′) dhe Salem Al Dawsari (53′). Ndërsa, për ‘Albicelestes’ golin e vetëm e shënoi nga penalltia sulmuesi, Lionel Messi (10’). 





Lajmet e fundit nga