web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshojnë oraret, ja kur luhen sot katër ndeshjet e Botërorit

2022-11-29 08:34:00, Sport CNA

Ndryshojnë oraret, ja kur luhen sot katër ndeshjet e Botërorit

Starton sot xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror "Katar 2022".

Ndryshe nga dy xhirot e kaluara, ndeshjet e sotme do të luhen në orare të ndryshme. Sfidat e grupit A dhe B do luhen në orën 16:00 dhe 20:00.

Kështu, dita nis me Ekuador-Senegal dhe Holandë-Katar, ndeshje të cilat luhen në orën 16:00. Katari është eliminuar ndërsa Ekuadori, Holanda dhe Senegali shpresojnë te kualifikimi.

Mbrëmja sjell dy sfida mjaft interesante si SHBA-Iran dhe Angli-Uells. Të dyja përballjet fillojnë në orën 20:00. Grupi është totalisht i hapur dhe mund të ketë surpriza në varësi të rezultateve.

Ndryshojnë oraret, ja kur luhen sot katër ndeshjet e Botërorit





Lajmet e fundit nga