web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lojtari i Shqipërisë sfidon Partizanin, zbulohen tre miqësoret e të kuqve në Turqi

2022-11-25 19:15:00, Sport CNA

Lojtari i Shqipërisë sfidon Partizanin, zbulohen tre miqësoret e

Skuadra e Partizanit ka nisur në Turqi përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, pas ndërprerjes për shkak të Kupës së Botës. Mësohet tashmë se të kuqtë do të zhvillojnë tre ndeshje miqësore atje, për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për t’i pasur në formë sa më optimale sportive para kthimit të planifikuar në vendin tonë në javën e parë të dhjetorit.

Ndeshja e parë e të kuqve do të jetë më datë 30 nëntor, ku ata do të përballen me iranianët e Nasaji Mazandaran. Edhe ky ekip po kryen fazën përgatitore në Turqi dhe është gjetur akordi për të zhvilluar një miqësore.

Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera do të jenë përballë skuadrave turke. E para është ajo ndaj Sivaspor, që luhet më datë 2 dhjetor, ndërsa e dyta luhet më 4 dhjetori ndaj Umraniespor. Të dy këto klube gjenden në Superligën turke teksa duhet theksuar se te i dyti, pjesa e ekipit është edhe futbollisti i kombëtares, Ermir Lenjani.





Lajmet e fundit nga