web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjuri e “tradhton”, Gjermania pa “yllin” e sulmit ndaj Japonisë

2022-11-22 13:21:00, Sport CNA

Gjuri e “tradhton”, Gjermania pa “yllin” e sulmit ndaj

Gjermania po përgatitet për duelin hapës të Botërorit kundër Japonisë dhe trajneri Hansi Flick ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes. Në seancën e paradites nuk ka marrë pjesë ylli i sulmit, Leroy Sane.

Anësori i Bayern Munich ka një dëmtim në gju dhe kjo është njoftuar nga Federata Gjermane e Futbollit, që nuk zbulon më shumë detaje. Ajo që dihet për momentin është se Sane nuk mund të luajë ndaj Japonisë.

Gjermania është pjesë e grupit E në “Katar 2022”, ku do të garojnë edhe me Spanjën dhe Kosta Rikën, veç Japonisë.





Lajmet e fundit nga