web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FORMACIONET ZYRTARE/ Japonia kërkon të “vulosë” kualifikimin, Kosta Rika provon shansin e fundit

2022-11-27 10:33:55, Sport CNA

Kupa e Botës do të nisë dhe maratonën për ditën e sotme. Ndeshja e parë e cila do të startojë në orën 11:00 është ajo mes Japonisë dhe Kosta Rikës. Ndeshja e vlefshme për grupin E do të zhvillohet në stadiumin “Ahmad bin Ali”, ku drejtësia do të vendoset nga gjyqtari anglez, Michael Oliver.

Japonia është në kërkim të vulosjes së kualifikimit për në raundin tjetër. Në krahun tjetër Kosta Rika e Navas, do të bëj të pamundurën që të tregoj vlerat e saj, pas asaj humbje katastrofike në ndeshjen e parë me Spanjën.

Japonia (4-2-3-1): Gonda; Yamane, Itakura, Yoshida, Nagatomo; Endo, Morita; Doan, Kamada, Soma; Ueda

Kosta Rika (5-3-2): Navas; Fuller, Duarte, Calvo, Oviedo, Ëaston; Borges, Tejeda, Torres; Contreras, Campbell





Lajmet e fundit nga