web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Befasuese/Arabia Saudite nuk transmeton ndeshjet e Kupës së Botës

2022-11-26 12:16:41, Sport CNA

Ndërsa Arabia Saudite nënshkroi surprizën më të madhe të këtij Botërori, shumë sauditë nuk mundën ta shihnin suksesin e kombëtares së tyre kundër Argjentinës (2-1). ‘New York Times’ zbuloi të premten se autoritetet rregullatore saudite bllokuan aksesin në Tod TV, një platformë transmetimi e nisur nga beIN Sports, e cila mban të drejtat për të transmetuar Kupën e Botës në vend, një orë para hapjes së Kupës së Botës.

Sipas mediave amerikane, beIN i ka kërkuar FIFA-s, Ministrisë Saudite të Sporteve, qeverisë amerikane dhe angleze, që të gjejnë një zgjidhje për këtë bllokim. Aktualisht, arsyet e këtij veprimi mbeten të paqarta dhe shumë sauditë thuhet se janë ankuar për këto vështirësi të aksesit në rrjetet sociale.

 





Lajmet e fundit nga