web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anglia vendos rekordin e ri, si një nga ekipet më të “mërzitshme” të Kupës së Botës

2022-11-26 10:35:13, Sport CNA

Mbrëmjen e djeshme, Anglia arriti të vendosë një rekord të padëshiruar në Kupën e Botës, duke e klasifikuar si një nga epiket më të “mërzitshme”, me 12 barazime 0-0, në historinë e Botërorëve, më shumë se çdo komb tjetër në histori.

Lojtarët e Southgate luajtën një ndeshje pasive duke mos e vënë kurrë në rrezik serioz portën e Turner, krejt ndryshe nga ndeshja e parë kundër Iranit, ku “ishullorët” shënuan 6 gola.

Pas barazimit 0 me 0 “tre luanët” nuk kanë arritur kurrë të regjistrojnë një fitore kundër SHBA-së, në asnjë nga 3 takimet e tyre në Kupat e Botës të mëparshme.

Ndërkaq, edhe pse Anglia “ngeci” përpara Amerikës ata janë në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në fazën me eleminim direkt. 





Lajmet e fundit nga