Rama mocks influencers: They work on Instagram and talk about living modestly on 20 thousand euros per month
The Prime Minister of Albania, Edi Rama, has once again mo...
The Prime Minister of Albania, Edi Rama, has once again mo...

Frutat, zarzavatet, perimet, mishi janë produket ushqimore, që gjendet më shpesh në tryezat tonat. Përpjekja për tu ushqyer shëndetshem na bën të vrapojmë drejt tezgave për të blerë perimet dhe zarzavatet më të mira. Por të gjithë jemi dëshmitarë, se ka vite që nuk shijojmë produket me shijë dhe aromën e tyre. Konsumojmë domate, kastraveca, sallat e fruta por ju mungon shija. Hame mish, por nuk ka aromë mishi. Të gjithëve na ka ndodhur që marrim një domate të kuqe, të bukur, por në fakt kur e hapim për ta konsumuar ajo brenda është jeshile dhe pa shijë, për të mos thënë se mban edhe ndonjë aromë që ska lidhje me domaten.
CNA.al ka ngritur vazhdimisht me fakte dhe dokumeta shqetësime lidhur me këtë fakt
Shqetësimi që është ngritur vazhdimisht është se frutat dhe zarzavatet që gjenden në tregun shqiptarë janë me pesticide deri në 6 herë mbi normën e lejuar.
Janë me dhjetëra e dhjetëra filmime e regjistrime që tregojnë abuzimin e fermerëve shqiptarë me produktet e tyre, duke iu hedhur pesticide e lëndë të tjera të dëmshme, me qëllim përfitimin, për rritjen sa më të shpejtë të prodhimit.

Ushqimeve me më shumë pesticide
Në bazë të analizave të bëra nga institucionet shtetërore, ka rezultuar se produket që kanë përqindje më të lartë të pesticideve janë, luleshtrydhet, perimet gjethe jeshile, mollët, nektarinat, pjeshkët, rrushi, specat, qershitë, dardha, selinoja, domatet,kastravecat etj.
Ndërsa ndër më të pastrit renditen: avokadot, misri i ëmbël, ananasi, qepët, bizelet e ngrira, asparagu, pjepri, kivi, lakra, kërpudhat, mango, patatet e ëmbëla.

Produket e vendit
Duke qenë se kemi një klime të mirë, në vendin tonë prodhohet pjesa më e madhe e produkteve ushqimore. Por për fatin e keq nuk gjejnë treg për tu shitur. Në një pjesë të mirë të rasteve mungojnë politikat shtetërore për të favorizuar shitjen dhe tregtimin e tyre, por nga ana tjetër në bazë të analizave, produktet shqiptare rezultojnë të kenë normë të lartë të përmbajtjes së pesticideve.
Shumë fermer me qëllim përfitimin dhe për të marrë sa më shumë dhe sa më shpejt prodhim, iu hedhin prodhimeve më shumë sesa duhet pesticide. Domatja, kastraveci, luleshtrudhja, shalqiu e shumë produket të tjera duken të bukura nga jashtë, por kur i merr për konsum rezultojnë të pa pjekura, domatja del jeshile, shalqiu del i bardhë, luleshtrydhja është më e mëdha se një mollë. Dhe kjo bën që produkteve shqiptare t’ju mungojë cilësia dhe mbi të gjitha besimi që janë brenda normave të lejuara përr tu konsumuar.
Ndaj tregtarët të përballur me fenomentin e refuzimit të produktit të vendit, të cilit i mungon shija, gjejnë “ngushëllim” tek produket që vijnë nga jashtë, duke shpresuar që janë më cilësore dhe ka më shumë konktrolle, por shumicën rasteve për vendin tonë, as kjo nuk ka rezultuar e vërtetë, sepse edhe produket e që vijnë nga jashtë këtu tek ne, ju mungon siguria.

Çfarë po hamë?
Pyetja çfarë po hamë dhe me çfarë po i ushqejmë fëmijët tanë? Na rri të gjithëve si çekan mbi kokë. Askush nuk është i sigurtë për produktet që fut në shtëpi dhe ushqen fëmijët.
Për shkak te mungesë së sigurisë dhe kontrollit të ushqimeve, sot ne dhe fëmijët tanë përballemi me shqetësime shëndetësore, që më parë nuk kanë qenë të menduara se kishin lidhje me ushqimin. Obeziteti është një nga shqetësimet që has më shumë brezi i ri. Shtimi i hormoneve në produktet ushqimore bën që ata të kalojnë në trupa tanë duke sjellë shqetësime dhe deformime shpesh herë të pamenduar dhe imagjinuara.
Marrja e masave
Institucionet dhe inspektoriatet e shumta nuk mungojnë për monitorimin e tregut të ushqimeve. Por në fund rezulton se puna e tyre është thjeshtë një flluckë sapuni. Mungojnë kontrollet rigoroze, mungon serioziteti në marrjen e masave dhe mbi të gjithë mungon masa e ashpër ndaj atyre që shkelin ligjin, dhe çdo ditë e nga pak po na vrasin duke injektuar me pesticide të dëshme produktet ushqimore që ne konsumojmë.
Po na vrasin çdo ditë, dhe çdo ditë ne heshtim dhe blejmë me lek vdekjen tonë, pa u ndier, pa kundërshtuar dhe pa u dënuar askush.

Denoncimet e CNA.al
CNA.al vazhdimisht ka ngritur zërin duke i kërkuar SPAK , të hetojë dosjet që kanë lidhje me skandalin e pesticideve kineze.
Që prej muajit qershor të vitit 2021, CNA.al ka denoncuar me dokumente ekskluzive, në disa shkrime investigative, një skandal të përmasave të paimagjinueshme.
Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente zyrtare, se si në vendin tonë kanë hyrë me mijëra kuti me pesticide kineze që përdoren në bujqësi, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.(Lexo këtu)/CNA.al
Even for tomorrow our country will continue to be unde...
Our country will be with clearings on the coast and mo...
Ditën e nesërme do të vijojë ndikimi i vlerave të lart...
Our country will be with clear skies and average eclip...
For tomorrow our country is expected to be affected by...
Our country will be clear in the first part of the day...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the murder that occurre...
The State Police has revealed details from the operation i...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Israeli military forces have launched new attacks on the c...
Just two days after the early parliamentary elections were...
In 2025, 65 conflicts involving at least one state were re...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...