web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"The whole village abuses me"!/ The woman's shocking confession in Tirana: The man left her a message from prison

2022-07-01 16:25:00, Sociale CNA
"The whole village abuses me"!/ The woman's shocking confession
Illustrative photo

A woman claimed to the police that it is not only her husband who is abusing her, but the entire village that came to his defense. According to the file that was shown to Gazeta Si by very reliable police sources near police station number four, the woman, who lives alone with her children after denouncing her husband for violence and for this he ended up in prison, was abandoned by the entire village.

Për këtë arsye ajo tregon sipas burimeve të policisë se fshatarët ku ajo jeton janë ndikuar nga i shoqi, që ndonëse në qeli për akuzën e dhunës në familje vijon ta dhunojë atë përmes urdhrave që u jep bashkëfshatarëve.

Burimet sqaruan për Gazetën Si se gruaja e moshës 43 vjeç ka inicialet B. L dhe jeton në zonën e Zall Bastarit. (Gazeta Si e disponon emrin e fshatit, por për të shmangur incidentet nuk po e shkruan këtë të dhënë).

Policia bëri me dije për Gazetën Si se çifti ka pesë fëmijë dhe se jetonin me punët e fshatit si bujq. Ajo përmend për policinë se jeton bashkërisht me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

“Një ditë kur u ktheva e gjeta vajzën duke qarë dhe kur e pyeta më tregoi. Nuk mund ta toleroja dhe vendosa ta denoncoj. Ndaj burri u arrestua për dhunë në familje. Por aktualisht nga të gjithë fëmijët vetëm njëri nga djemtë i ruan komunikimet me të atin, kurse të tjerët nuk pranojnë të flasin me të”, e nis denoncimin 43-vjeçarja. Policia citon pjesë nga kallëzimi i saj se si jeta ju vështirësua mbasi fshati sapo burri u arrestua, ata mbajtën qëndrim.

“Burri na ka bllokuar në çdo gjë. Ka folur në telefon me banorët e fshatit dhe u ka thënë që të njoftojnë shoferët e makinave që marrin produktet e fshatit që prodhojmë, që mos të më shërbejnë mua dhe që unë të mos shes asgjë. Kështu që ata kanë frikë dhe nuk pranojnë të na shërbejnë dhe as të na transportojnë. Ndaj kam ngecur dhe nuk kam ku ta çoj mallin që prodhoj dhe as ku ta shes”.

E braktisur nga bashkëfshatarët që ajo i fajëson se e bllokuan për të jetuar, 43-vjeçarja vijon më tej sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës Si.

“Na ka dërguar fjalë përmes fshatarëve që mos t’i punojmë tokat se janë të tijat thotë. Unë kam një vit që nuk i kam punuar tokat se kam frikë prej tij ndonëse është në burg”.

Burimet i thanë Gazetës Si se gruaja i thotë policisë se ajo ka mbetur pa asnjë të ardhur, me përjashtim të ndihmës ekonomike që i jep shteti.

“Para ca ditëve mori në telefon nga burgu, telefonoi djalin dhe i tha kur të dal do t’ju vras. Do ta vras mamin se nuk më del inati që më ka futur në burg. Mos t’iu gjej te shtëpia”, citon 43-vjeçarja të ketë thënë kryefamiljari përmes telefonit të qelisë. Pa harruar se i shoqi e ka humbur qetësinë ndaj saj mbasi ajo e denoncoi dhe e dërgoi në burg për dhunë, gruaja shton se 46-vjeçari A. L pritet të dalë nga burgu në muajin shtator.

"That's why I'm scared because time is running out so fast and we're afraid it will kill me and our children. Please protect me", the woman declared to the police, who for her part says that in addition to the measures and investigations launched against the violent husband, she urgently notified the child protection unit. This structure is charged with the task of drawing up the report and delegating it to the local coordinator to follow the welfare of the minors and their mother./GazetaSi





Lajmet e fundit nga