web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

How to live long? Here are the 5 tips given by the 2 sisters, 106 and 103 years old

2023-03-15 08:53:00, Shëndeti Ester Bloom
How to live long? Here are the 5 tips given by the 2 sisters, 106 and 103 years
Illustrative photo

Shirley Hods, 106, has not physically met her younger sister, Ruth Suidler, 103, since 2015. Visiting is difficult, as they live in different shelters thousands of kilometers apart. Hods lives in suburban Asheville, North Carolina, while Suidler lives in Connecticut, and neither can easily commute.

Gjithsesi ato bisedojnë me njëra-tjetrën në telefon 3 herë në javë. Hods përdor një telefon fiks të zgjedhur enkas për të pasur numra gjigantë dhe me sa më pak butona, pasi sytë e saj nuk shohin aq mirë. Gjithsesi, ajo do të bëjë gjithçka që i nevojitet për të qëndruar në kontakt me motrën e saj të vetme ende gjallë.

Shirli dhe Rut ishin më të voglat nga 8 fëmijët e dy prindërve emigrantë të klasës punëtore.

“Familja është shumë e rëndësishme për ne. Marrëdhëniet e ngushta janë shumë të rëndësishme. Ato na mbajnë gjallë”- thotë Hods. Suidler bie dakord me të: Çelësi i jetëgjatësisë është të jesh i lumtur, të jesh i shëndetshëm dhe të kesh dashuri në jetën tënde.

Nga larg, Hods dhe Suindler duken po aq të ngjashme sa dy feta bukë thekre. Janë të dyja vejusha shtatshkurtra hebreje me flokët e gufuar dhe me ngjyrën e borës që bie në dimrin e vonë. Megjithatë ato këmbëngulin në individualitetin e tyre. Ajo dhe motra e saj e vogël nuk janë “fare të ngjashme”, thotë Hodes. Suindler “i pëlqen të mburret”.

How to live long? Here are the 5 tips given by the 2 sisters, 106 and 103 years

“Shirli është e ngjitur pas njerëzve. Ndërkohë unë dua të bëj vetëm një bisedë për t’u përditësuar mbi atë që po ndodh në botë”- thotë Suidler. “Unë jam shumë e shoqërueshme si natyrë. Por të gjithë kanë nevojë për njerëz të tjerë! Jeta do të ishte bosh nëse nuk do të takoheshit dhe nuk do të donit të dinit për njerëzit e tjerë”- e pranon pa problem Hods. Të dyja motrat bien dakord se ka shumë pak vlerë të jetosh mbi 100 vjeç nëse nuk mund ta shijosh jetën. Dhe kjo do të thotë të kujdesesh për veten në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Ja cilat janë këshillat që japin ato.

1. Ecni sa më shumë çdo ditë

Shumë kohë përpara se Fitbits ose iPhone të gjurmonin aktivitetin fizik të njerëzve, Hods

dhe Suidler vendosën të qëndronin aktive. “Kur jetoja në shtëpinë time, shëtisja çdo ditë me miqtë tek rezervuari aty pranë. Ishte e mrekullueshme. Ecja 8 km çdo mëngjes. Përpjetë dhe tatëpjetë, ajo ishte një stërvitje e vërtetë”- kujton Hods.

Edhe pse nuk është “aq e shkathët” sa motra e saj aktualisht, Suidler shëtit ende brenda godinës së azilit dhe kur moti është i mirë edhe jashtë. Hods i ka pëlqyer gjithmonë të dalë jashtë dhe të lëvizë: “Të dalurit jashtë për shëtitje në këmbë ishte pjesë e rëndësishme e jetës sime”- thotë Hods që shton se kjo praktikë ishte edhe ekonomike.

2. Kultivoni sa më shumë lidhje sociale

“Si fëmijë të lindur në një familje të varfër, kishim jo pak probleme, konflikte, por në çdo rast i tejkalonim dhe kujdeseshim për njëri-tjetrin”- thotë Hods. Aty ku jeton Hods, banorët vijnë e shkojnë gjithmonë, dhe asaj i pëlqen shumëllojshmëria. “Ajo më mban gjallë! Sepse unë takoj njerëz të rinj, bisedoj me ta, u bëj pyetje, i nxit të më hapen”- shton ajo.

Ajo thotë se në këtë mënyrë mund të mësosh shumë. “Tek e fundit, nuk mund ta

dish asnjëherë se çfarë fshihet tek një person”. Të dyja gratë kanë kujtime të bukura nga bashkëshortët e tyre. “Asgjë nuk është më e mirë se një martesë e mirë”- thotë Suidler. “Unë kam pasur një bashkëshort dhe fëmijë të mrekullueshëm. Është një përmbushje e madhe”- deklaron Hods.

3. Lexoni sa më shumë

Këshilla e Hodes për cilindo që dëshiron të qëndrojë mendërisht i kthjellët është: “Lexoni, që të mund të vazhdoni mendjen”. Gratë ndajnë një pasion për letërsinë dhe artet që nisi kur ishin të reja. “Ne ishim një familje që lexonte dhe nuk na duhej të shpenzonim para për libra, sepse bibliotekën e kishim afër”- thotë Hods.

“U anëtarësova në bibliotekë që kur isha një vajzë e vogël. Ajo ishte gjëja më e mirë që më ndodhi”- shprehet Suidler. Tani ajo është pjesë e një rrethi lexuesish, dhe jo si ata që pinë kryesisht verë dhe merrem me thashetheme: “Ne lexojmë tregime dhe i diskutojmë ato”.

How to live long? Here are the 5 tips given by the 2 sisters, 106 and 103 years

Ajo është tërhequr kryesisht nga shkrimtarët afro-amerikanë, sepse ata e ekspozojnë ndaj përvojave dhe këndvështrimeve të ndryshme. Gjithnjë e më shumë, shkencëtarët po zbulojnë se vetmia mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme. “Por nëse të pëlqen të lexosh, nuk do të jesh kurrë e vetmuar. Pasi çdo libër është miku juaj”- thotë Suidler.

4. Hani në mënyrë të moderuar

Gjëja e parë që thotë Suidler kur e pyet për sekretin për të jetuar mirë edhe pas të 100-ve është “Të mos pish asnjëherë duhan dhe alkool”. Por përtej kësaj, ajo nuk ka ndonjë gjë shumë specifike për të thënë se çfarë duhet ose jo të vendosni për trupin tuaj. Gjithsesi thotë se ka një “dietë mjaft të mirë” dhe përpiqet të qëndrojë larg ëmbëlsirave.

“Më pëlqente të kisha një dietë të thjeshtë dhe të ekuilibruar pa shumë ëmbëlsira”- thotë Hods, duke ndjekur udhëzimet e marra në kursin e të ushqyerit të Kryqit të Kuq që gjatë  Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse përpiqet të kufizojë yndyrnat me origjinë shtazore dhe pi qumësht të skremuar, ajo ha pak akullore pas darkës. Tek e fundit duket se me ushqimin, ashtu si dhe gjithçka tjetër, nuk duhet të shkosh në ekstreme.

5. Përqendrohuni tek pozitivja

“Unë jam një person me fat. Edhe pse kam pasur sëmundje dhe probleme, i kam kapërcyer ato”- thotë Hods. Edhe pse ishte një fëmijë i zgjuar, nuk kishte mundësi të vazhdonte shkollën e lartë. Ndaj nisi punë menjëherë pas përfundimit të gjimnazit. “Nuk pata shumë shkollim. Por shkollimi që kisha, më pëlqeu. Sigurisht, do të kisha dashur një karrierë më sfiduese dhe të nivelit të lartë. Por nuk ndalem shumë tek pendesa. Ndihem me shumë fat me atë që më dha jeta”- shton ajo.

Humori e ndihmon jo pak. Ajo është në thelb një person i gëzuar, optimiste. “Jo të gjithë njerëzit e vlerësojnë atë që ka në jetën e tyre. Ata e marrin çdo gjë si të mirëqenë. Unë nuk jam e tillë. Më pëlqen të analizoj situatat dhe ndihem sikur jam e bekuar”- shton ajo.

Suidler has had an eventful life. Both of her daughters died at a relatively young age. Still, why spend all your time feeling bitter? As a child, she was praised for her exemplary behavior. "When I entered the classroom, my teacher would say: "Good morning, Sun!' Because I was a very smiling child. Even now that she is 103 years old, she has not changed. "I am interested in everything and I live in the moment. I don't look back but only forward" - says Suidler. / Adapted from CNA.al





Lajmet e fundit nga