Bad weather in Debar, flooding in Radomirë, the stream takes away livestock
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...

Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. Përveç tyre, ne jemi sot më të rrezikuar se kurrë më parë nga shpërthime të reja të sëmundjeve infektive, epidemi apo pandemi qofshin. Ndryshimet klimatike kërcënojnë që t’i përshkallëzojnë të gjitha këto sfida.
Ndërsa ato mund të duken si shumë të vështira, përvoja ka treguar se bashkëpunimi global, ofron një rrugë të provuar drejt përparimit. Dy dekada investimesh e kanë përgjysmuar vdekshmërinë e fëmijëve. Por ndërsa shfaqen sfida të reja shëndetësore, nevojitet një rivlerësim urgjent i sistemit global shëndetësor, për t’u siguruar që ne të kemi një sistem të aftë të përballet sfidat e së nesërmes.
Në nivel global, numri i njerëzve që vdesin nga sëmundjet ngjitëse, edhe pse ende domethënës, ka rënë ndjeshëm. Megjithatë, është në rritje numri i atyre ata që vdesin para kohe nga sëmundje jo të transmetueshme, si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru dhe kanceret.
Deri në vitin 2040, sëmundjet jo të transmetueshme pritet të përbëjnë mbi gjysmën e barrës globale të sëmundjeve. Plakja e popullsisë, ndotja, ndryshimet klimatike, migrimi dhe konfliktet po intensifikohen dhe po i shtohen sfidave tona shëndetësore.
Së bashku, ato po ushtrojnë presion në rritje mbi sistemet shëndetësore që tashmë kanë mungesë të burimeve. Kjo gjë ka rëndësi për të gjithë ne. Pandemia e Covid-19, vërtetoi se shëndeti ynë kolektiv është po aq i fortë apo i dobët sa edhe sistemi shëndetësor. Po ashtu, ajo ishte një kujtesë e hidhur e pabarazive që e përshkojnë këtë sistem, si brenda ashtu dhe midis vendeve.
Pavarësisht se ku jetojnë - qoftë në Kenia apo në Norvegji - të gjithë duhet të kenë qasje tek shërbimet thelbësore të kujdesit shëndetësor dhe tek ilaçet. Kjo është arsyeja pse Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB, kanë të bëjnë me sigurimin e një jete të shëndetshme në të gjitha moshat, dhe mbulimin shëndetësor universal si një objektiv thelbësor.
Ky i fundit, ka të bëjë me gratë që lindin me mbështetjen e një profesionisti të shëndetësisë, apo vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjeve. Dhe kjo nuk do të thotë vetëm qasje tek kujdesi shëndetësor. Por edhe mbrojtje nga sëmundjet e këqija, uljen e rrezikut nga sëmundjet që lidhen me stilin e jetës, dhe sigurimin e trajtimit për sëmundje si hipertensioni dhe diabeti, të cilat janë të zakonshme në të gjitha vendet.
Si një komunitet global, ne jemi ende shumë larg arritjes së këtij qëllimi. Ndaj është e nevojshme një reformë e thellë e sistemit shëndetësor në nivel global. Gjatë 2 dekadave të fundit, mbështetja financiare për shëndetin në vendet në zhvillim është rritur ndjeshëm. Nismat globale shëndetësore - si Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI); Fondi Global për të luftuar SIDA-n, Tuberkulozi dhe Malarien; GAVI, Aleanca e Vaksinave; Fondi Global i Financimit për gratë, fëmijët, adoleshentët; dhe UNITAID - kanë bërë shumë për të nxitur përparimin në këtë aspekt.
Ato plotësojnë burimet e brendshme, financojnë ndihmën dypalëshe, OBSH-në, agjencitë e tjera të OKB-së dhe Bankën Botërore. Të gjitha këto së bashku, përbëjnë një ekosistem global aktorësh që punojnë me vendet për të investuar dhe përmirësuar shëndetin. Në këtë aspekt ka pasur fitore të mëdha.
Midis viteve 2000 dhe 2020, vdekshmëria e nënave ra me 1/3, ndërsa numri i vdekjeve nga HIV/AIDS u përgjysmua gjatë 15 viteve të fundit, deri në vitin 2019. Edhe çmimi i barnave bazë ka rënë, duke ndihmuar në transformimin e sistemeve shëndetësore.
Por ndërsa ekosistemi global shëndetësor ka bërë përparime të mëdha, ai është bërë gjithnjë e më i fragmentuar dhe më kompleks. Ndaj nevojitet një ndryshim. Që mbulimi shëndetësor universal të bëhet realitet, nuk mjaftojnë angazhimet e mëdha që bëhen zakonisht në Gjenevë apo Nju Jork.
Secili vend duhet të ketë planin e tij, të përshtatur nga poshtë-lart për shëndetin e popullatës, dhe që ofrohet gjithnjë e më shumë nga financimi i brendshëm. Dhe kur krijohen këto plane, komuniteti global i donatorëve duhet t’i njohë dhe mbështesë ato, dhe jo të zbatojë apo imponojë ndërhyrje që nuk përputhen me to, apo që shihen si plane dhe programe të veçanta.
Ndërsa janë ende të freskëta mësimet nga pandemia Covid-19, ne besojmë se është koha e duhur të bëjmë një bilanc se si ekosistemi global shëndetësor dhe financimi që e mbështet atë, mund të përballojnë më së miri sfidat shëndetësore të së sotmes dhe të së nesërmes.
Kjo është arsyeja pse qeveritë e Kenias dhe Norvegjisë po bashkë-kryesojnë një proces të quajtur “E ardhmja e Iniciativave Globale të Shëndetit”, për të parë mundësinë se si sistemi shëndetësor global mund të funksionojë në mënyrë më efektive dhe të barabartë për të mbështetur vendet që të forcojnë sistemet shëndetësore.
Që të arrihet mbulimi shëndetësor universal, ai duhet të vetëfinancohet nga vendet përfituese. Dhe kjo kërkon që komuniteti global të sfidojë statuskuonë aktuale. Ne s’mund të financojmë programe specifike shëndetësore nga distanca. Vendet duhet të jenë në pozitën drejtuese, dhe duhet të rrisin financat e tyre të brendshme shëndetësore për të mbështetur dhe mundësuar zhvillimin ekonomik.
Kjo do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë kohën e vet. Por ne duhet të qëndrojmë të patundur në ndjekje të një vizioni mbi një botë ku çdo person, pavarësisht se kush është, apo ku ka lindur, mund të ketë qasje tek kujdesi shëndetësor për të cilin ka nevojë në vendin ku jeton. Në këtë mënyrë, ne mund të krijojmë sisteme shëndetësore elastike dhe të barabarta që kërkon bota jonë në ndryshim. Nga përvoja e viteve të fundit, e dimë se nga kjo përfitojnë që të gjithë.
Shënim:Susan Nakhumicha Wafula, Sekretare e Kabinetit për Ministrinë e Shëndetësisë në Kenia. Anne Beathe Tvinnereim, Ministre e Zhvillimit Ndërkombëtar në Norvegji./ Përshtatur nga CNA.al
The US Centers for Disease Control and Prevention say the ...
Talking on a cell phone for 30 minutes or more during ...
Covid-19 is no longer a global health emergency, the World...
This story begins in an unusual place for an article a...
The effects of vaccines are being taken very seriously...
Widespread loneliness in the United States poses as deadly...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
In Albania, the Tirana prosecutor's office is expected to ...
The Minister of Health and Social Protection, Ogerta M...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Beer is rich in nutrients such as amino acids, carbohy...
For those who can't resist fries, the news is not good. F...
The Multipurpose Emergency is opened at the Central Hospit...
The In Vitro Fertilization team at the American Hospital h...
The Minister of Health and Social Protection, Ogerta M...
After the "Mother Teresa" University Hospital Center, ...
The Cardiology Service is opened at the Central Hospital a...
The World Health Organization from a study of its own ...
None of us want to experience anything like the Covid-...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The State Police has revealed details from the operation i...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
In 2025, 65 conflicts involving at least one state were re...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Germany and France finally ended the joint project to deve...
Chilean authorities have seized more than 100 tons of drug...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...