web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i biologes: Pse nuk duhet të përdorni biberonët plastikë për fëmijët

2022-12-26 10:44:00, Shëndeti CNA

Paralajmërimi i biologes: Pse nuk duhet të përdorni

Sipas një studimi të kryer në New York ka rezultuar se plastika e përdorur tek lodrat e fëmijëve është një rrezik për shëndetin e fëmijëve.

Kështu, biologia Aurora Piroviç ka paralajmëruar nëna e reja që të shmangin përdorimin e biberonëve plastikë për fëmijët.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, biologia tha se, prindërit duhet të shkojnë drejt materialeve si qelqi, apo druri nëse flasim për lodrat pasi përmabjnë më pak elemntë të rrezikshëm.

“Një këshillë për nënat e reja; të përdorin shishe qelqi jo plastike për biberonat e foshnjave, lodrat t’i orientojnë drejt atyre të drurit që kanë përqindje më të ulëta të ftalateve, të  cilat janë më të përqendruara tek lodrat se sa tek gomat e makinave”, tha biologia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga