Pandemic towards "extinction" / How the situation appears in the last 24 hours
The Ministry of Health has reflected how the pandemic ...

Për shumicën e njerëzve sot, kërcënimi i përballjes me një ari të egër në jetën e përditshme është shumë i vogël. E megjithatë, gjasat për të përjetuar një përgjigje në formën e një stresi të atillë sikur po i shmangeni apo po e mbroni veten nga një ari mbeten të larta.
Në trupin tonë, ky reaksion i stresit mund të shfaqet në momentin që na telefonojnë nga puna për të bërë të nesërmen një prezantim, apo ndoshta gjatë një takimi të parë nervoz:djersitje e duarve, siklet në zorrë, ndjesi e shpimit të gjilpërave në lëkurë. Ky është realiteti i të jetuarit si njerëz socialë në kohë moderne me sisteme biologjike që kanë evoluar për miliona vjet.
“Ndërveprimi me njerëzit e tjerë është gjëja më stresuese me të cilën përballemi çdo ditë”-thotë Klif Samers, neuroshkencëtar i sjelljes në Universitetin e Dakotës së Jugut, SHBA. Pavarësisht shqetësimit trupor, kjo përgjigje akute ndaj stresit, nënkupton shpeshherë që sistemi juaj nervor dhe truri po funksionojnë siç duhet, duke kryer detyra të dobishme dhe jetike.
Edhe pse biologët dhe neuroshkencëtarët jane ende duke zbuluar mënyrën e ndërveprimit kompleks të hormoneve, neurotransmetuesve dhe efekteve fiziologjike që diktojnë sjelljet dhe shëndetin tonë, duke rezultuar në reaksione të stresit, ky i fundit cilësohet zakonisht si një përvojë e keqe në jetën e një njeriu.
Por shpesh stresi është një forcë e dobishme dhe produktive për ndryshim dhe mbijetesë. Një nga teoritë e përkufizon stresin si “një gjendje e homeostazës që sfidohet”. Kjo ide bazohet në punën e Hans Selje, që u bë “babai” i teorisë së stresit në mesin e viteve 1900. Në fakt, ky version i stresit është një element i jetës së përditshme për shumicën e gjallesave që kërkojnë siguri.

Por çfarë ndodh saktësisht në trup përballë stresit, ankthit apo nervozizmit kur bëhet fjalë për përgjigjen akute të stresit? Nga pikëpamja hormonale, një gjendje stresuese - si përballja e papritur me një ari apo me shefin e zemëruar që ju kritikon në punë - rrit nivelin e 2 kimikateve të rëndësishme në trupin e njeriut: adrenalinën dhe kortizolin.
Së bashku, këto dy hormone të stresit (dhe disa neurotransmetues) koordinohen për të optimizuar rrjedhën e sheqerit në gjak dhe në tru. Nga ana tjetër ato vënë në lëvizje mekanizmin “lufto ose ik”. Le të fillojmë me efektet e kortizolit.
Kur kortizoli pompohet në qarkullimin e gjakut, ky hormon e bllokon marrjen e sheqerit tek shumica e qelizave në të gjithë trupin. Kjo lë në qarkullim më pak sheqer në dispozicion për trurin për t’u thithur, duke e bënë më vigjilent funksionin njohës për të menaxhuar një përballjeje stresuese.
Reagimi i stresit në trup shkakton gjithashtu çlirimin e adrenalinës (e quajtur edhe epinefrinë) nga gjëndrat mbiveshkore. Hormoni i adrenalinës vërshon në qarkullimin e gjakut dhe shpërndahet me shpejtësi në të gjitha pjesët e trupit, si sytë, zemra, enët e gjakut dhe rrugët e frymëmarrjes. Funksioni kryesor i epinefrinës ose adrenalinës, është të çlirojë dhe të ndihmojë në konvertimin e rezervave të sheqerit dhe lëndëve ushqyese të ruajtura në qeliza në të gjithë muskujt dhe organet e tjera.
Rritja e energjisë është diçka që mund ta shohim tek atletët, si për shembull tek një vrapues që merr pjesë në një maratonë, tek nëna që tregon një forcë të çuditshme për të shpëtuar fëmijën e saj. “Në fakt ju keni më shumë energji për t’u larguar nga rreziku, sepse adrenalina dhe kortizoli po punojnë për ta çliruar këtë energji në sistemin tuaj”- thotë Samers.
Po ashtu, është po kjo epinefrinë që mund të shkaktojë disa nga reagimet e lokalizuara, si duart e djersitura ose dhimbja e stomakut, të cilat shumë prej nesh i identifikojnë si ndjenja të nervozizmit apo stresit. Pjesërisht, kjo ndodh për shkak se receptorët mbiveshkorë ndodhen në gjëndrat dhe zorrët tona. Po ashtu, kur hormoni i adrenalinës lidhet me receptorët në zorrë, ai ndalon shfaqjen e kontraktimeve tipike, gjë që shkakton siklet.
Tek kafshët ashtu si edhe tek njerëzit, frekuenca, ashpërsia dhe ritmi i angazhimit të kësaj përgjigjeje ndaj stresit mund të sjellë efekte shumë të ndryshme afatgjata në trup dhe mendje. “Ne kemi tendencën të mendojmë se stresi është diçka e keqe. Nga eksperimentet e shumta që kam bërë, rezulton se të kesh një përgjigje të fortë ndaj stresit është një gjë e mirë, por vetëm nëse ky reagim zgjat për një kohë të shkurtër”- thekson Samers.
Në mënyrë ideale, përgjigja ndaj stresit duhet të ndizet dhe të fiket shpejt, duke kaluar përkatësisht midis sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Nëse gjendja e stresit zgjat për periudha të gjata kohore, mund të shkaktojë pasoja të shumta dhe të rënda shëndetësore. “Një nivel i lartë stresi do t’ju sëmurë dhe në fund marrë jetën”- thotë Samers.
Një aspekt kryesor i studimit, është se ngjarjet shumë stresuese mund të pengojnë funksionin e aftësive njohëse, në vend të situatave mesatarisht stresuese që e forcojnë performancën e trurit me nivelet e larta të kortizolit. Këto gjetje sugjerojnë se ekuilibri i hormoneve të trurit dhe reagimi trupor përfshihen në një spektër të ndërlikua që Samers dhe studiues të tjerë janë ende duke e studiuar.
Hulumtimet e reja po hedhin dritë mbi dy grupe të dallueshme: individët e qëndrueshëm ndaj stresit dhe ata që janë të ndjeshëm ndaj stresit. Samers thotë se e shikon këtë ndarje në klasën e tij gjatë provimeve. Ndërsa disa studentë duket se performojnë më mirë për shkak të stresit gjatë zhvillimit të testit, shumë të tjerë dalin më keq për shkak të presionit, pavarësisht nëse kanë studiuar dhe mësuar leksionet.
Studiues të tjerë kanë studiuar nivelet e hormonit të stresit tek studentët e rinj të fakultetit të mjekësisë që përgatiteshin për një provim, dhe vunë re se nivelet e kortizolit ishin deri në 9 herë më të larta se sa në një periudhë tjerë më të qetë.
The Ministry of Health has reflected how the pandemic ...
Një studim i Universitetit të Harvardit analizoi të dhënat...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
During a meeting with the women beneficiaries of the n...
Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e der...
It often happens that people complain that pain from an ol...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The surgeons of the Korca hospital have successfully perfo...
The Minister of Health and Social Protection, Ogerta Manas...
Artur Djumari, head of the neurosurgery service at QSUT, sai...
Heart disease is the leading cause of death in the United ...
The Ministry of Health and Social Protection has annou...
Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit rrit mundësinë e një gruaj...
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një perso...
The Ministry of Health and Social Protection has published...
Një nga kërkimet e pafundme të njerëzimit që nga kohërat e...
The Ministry of Health and Social Protection has published...
As the world is just beginning to recover from the devasta...
The Ministry of Health and Social Protection has published...
The Minister of Health and Social Protection, Ogerta M...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
President Donald Trump has accused Iran of shooting down a...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Israel has bombed the city of Tyre, killing eight people a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...