web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grip apo Covid-19/ Epidimiologu qetëson qytetarët

2023-01-07 15:49:00, Shëndeti CNA

Grip apo Covid-19/ Epidimiologu qetëson qytetarët

Epidimiologu, Artan Simaku ka dhënë një intervistë ditën e sotme lidhur me gripin sezonal që ka pushtuar vendin tonë.

Sinaku për Euronews Albania është shprehur se nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi është një situatë e zakonshme e virozave të shtinës në vendin tonë.

Ai ka shpjeguar se rritja e rasteve të personave që janë prekur vjen si pasojë e gripit dhe jo si pasojë e Covidit.

Një tipar dallues për të kuptuar nëse keni grip dhe jo Covid-19, sipas tij është zgjatja e tempraturës e cila ndodh më shpesh gjatë gjendjes gripale.

 “Jemi në një situatë të zakonshme të virozave të stinës. Në lidhje me Covidin vërehet një trend i qëndrueshëm i numrit të rasteve, por me një prirje të lehtë në rritje, pasi po hyjmë në pikun e stinës së dimrit.

Ajo që është karkateristikë në këtë periudhë, është mbizotërimi i gripit. Në vitin e parë të pandemisë gripi nuk ka qarkulluar fare, edhe në vitin e dytë, ndërsa tani po qarkullon njësoj si përpara pandemisë.

Gripi po qarkullon ko vetëm në Shqipëri por në të gjithë kontinentin evropian.

Janë dy gripe që qarkullojnë, gripi A dhe gripi B. Në fillim qarkullonte në moshat pediatrike dhe tani prek të gjithë popullatën.

Karakteristikë e gripit është temperature që zgjat më shumë se Covidi. Nuk janë variante të Covidit”, tha mjeku. / CNA.al

 





Lajmet e fundit nga