Qendër e re shëndetësore në Mbroje të Korçës/ Manastirliu: Rehabilitojmë edhe 60 të tjera këtë vit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...

Një studim i Universitetit të Harvardit analizoi të dhënat nga shumë vende të botës, duke zbuluar se ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të nxehta dhe të ftohta lidhet me një rrezik në rritje të vdekshmërisë nga sëmundje e zakonshme kardiovaskulare.
Sot kemi një klimë gjithnjë në ndryshim, të karakterizuar nga ngjarje ekstreme. Bazuar në faktin se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, studimet ekzistuese mbi lidhjen midis temperaturave dhe vdekjeve kardiovaskulare kanë qenë të kufizuara në zonat gjeografike.
Po ashtu ato kanë analizuar lidhjen midis vdekjeve kardiovaskulare në total dhe vdekjeve kardiovaskulare specifike për këtë shkak. Në një studim të botuar së fundmi në revistën “Circulation”, kryer nga Barrak Alahmad, i Departamentit të Shëndetit Mjedisor të Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit në Boston, efektet e temperaturave ekstreme u vlerësuan nga Rrjeti Bashkëpunues Multi-Country Multi-City, si për temperaturat më të larta po ashtu edhe ato të ulëta në sistemin kardiovaskular.
Ky është një studim shumë i gjerë mbi marrëdhëniet që ekzistojnë midis kushteve klimatike dhe zemrës, dhe përfshiu 567 qytete të ndryshme në 27 vende të botës, përfshirë Italinë, të shpërndara në 5 kontinente, në një periudhë kohore që varion nga viti 1979 dhe deri në vitin 2019.
Në këtë studim u regjistruan temperaturat ditore të ambientit specifike të qytetit nga stacione të ndryshme meteorologjike dhe modelet e ri-analizimit të klimës. Për të shqyrtuar lidhjet e vdekshmërisë nga shkaqe kardiovaskulare me temperaturat ekstreme të nxehta dhe të ftohta, u përdorën modele të kryqëzuara të rasteve në çdo qytet.
Më pas u përdor një bazë meta-analitike e të dhënave me efekte të përziera për të bashkuar vlerësimet individuale të qyteteve të ndryshme. Përqindjet e temperaturës ekstreme u krahasuan me temperaturën minimale të vdekshmërisë në çdo vend.
Ndërsa vdekjet e tepërta në krahasim me mesataren u llogaritën për një seri ditësh në rastet e temperaturave ekstreme. Analizat përfshinin vdekjen e më shumë se 32 milionë njerëzve nga të gjitha shkaqet kardiovaskulare: sëmundjet ishemike të zemrës, goditje në tru, sulmi në zemrës dhe aritmia.
Temperaturat që u matën varionin nga -30°C në Helsinki, kryeqytetin e Finlandës deri në 44 gradë Celcius në qytetin e Kuvajtit në shtetin me të njëjtin emër. Për më tepër, në studim u mor parasysh edhe veprimi i faktorëve të tjerë si lagështia,ndotja e ajrit dhe shkaqe të tjera që mund të zhvlerësojnë të dhënat e marra.
Rezultoi se ditët më të nxehta shkaktuan mesatarisht 2.2 vdekje më shumë për çdo 1 mijë vdekje nga shkaqet kardiovaskulare. Ndërsa ditët më të ftohta shkaktuan një numër edhe më të lartë, 9.1 vdekje në 1 mijë. Konkretisht, në ditët më të nxehta krahasuar me ditët e tjerat, një rritje e rrezikut të vdekshmërisë midis 7-10 për qind për isheminë kardiake ose cerebrale dhe 12 për qind për atakun në zemër.
Por në ditët më të ftohta situata është më e keqe. Por ka edhe një lloj ekuilibri. Në fakt, rreziku i rritur ndaj ishemisë kardiake ose cerebrale është 32.5 për qind më shumë sesa në ditët me temperatura normale. Prandaj ka një kombinim të qartë midis temperaturave ekstreme dhe rrezikut kardiovaskular.
Nuk është hera e parë që vërehen rezultate të tilla. Në të kaluarën në të njëjtin përfundim arriti edhe Samed Katana dhe ekipi i tij nga Shkolla e Mjekësisë Perelman e Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia. Në atë rast, studiuesit analizuan marrëdhënien midis nxehtësisë ekstreme dhe vdekshmërisë kardiovaskulare gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Dhe u vu re se vdekshmëria mesatare mujore kardiovaskulare ishte midis 22-26 persona për 100.000 banorë. Çdo ditë shtesë e të nxehtit ekstrem u shoqërua me një rritje prej 0.12- 0.19 për qind të vdekshmërisë mujore dhe ndikoi veçanërisht mbi sistemin kardiovaskular./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
During a meeting with the women beneficiaries of the n...
Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e der...
It often happens that people complain that pain from an ol...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The surgeons of the Korca hospital have successfully perfo...
The Minister of Health and Social Protection, Ogerta Manas...
Artur Djumari, head of the neurosurgery service at QSUT, sai...
Heart disease is the leading cause of death in the United ...
The Ministry of Health and Social Protection has annou...
Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit rrit mundësinë e një gruaj...
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një perso...
The Ministry of Health and Social Protection has published...
Një nga kërkimet e pafundme të njerëzimit që nga kohërat e...
The Ministry of Health and Social Protection has published...
As the world is just beginning to recover from the devasta...
The Ministry of Health and Social Protection has published...
The Minister of Health and Social Protection, Ogerta M...
Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në botë. Vler...
Another investment in the Regional Hospital of Durrës ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
President Donald Trump has accused Iran of shooting down a...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Israel has bombed the city of Tyre, killing eight people a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...