web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

11 bebe në orët e para të vitit/ Manastirliu: Mirënjohje për stafet mjekësore, investime të rëndësishme gjatë 2023

2023-01-01 12:10:00, Shëndeti CNA
11 bebe në orët e para të vitit/ Manastirliu: Mirënjohje
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar mëngjesin e sotëm të porsalindurit në dy maternitetet e Tiranës, duke iu dorëzuar bonusin e bebes dhe duke falenderuar stafet mjekësore që ishin në detyrë në natën e ndërrimit të viteve dhe në këtë ditë të parë të Vitit të Ri.

“Jam sot këtu për  të dhënë me kënaqësi bonusin e bebes për fëmijët e parë të vitit 2023, ashtu siç kemi bërë gjatë 2022 nëpërmjet programit të qeverisë sonë nga i cili kanë përfituar rreth 42 mijë të porsalindur. Dhe që prej fillimit të këtij programi në vitin 2019 janë rreth 159 mijë të porsalindur qëkanë përfituar nga bonusi i bebes. Ne do të vazhdojmë me programet tona për mbështetjen e fëmijëve”, tha ajo. 

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se investimet për transformimin e sistemit shëndetësor do të vijojnë gjatë 2023.

“Jemi duke përfunduar fazën e parë të investimit në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe do të vijojmë menjëherë në fazën e dytë me godinën qendrore, sikurse do të vijojmë investimet në të gjithë vendin. Po jo vetëm në infrastrukturë por edhe në teknologji e inovacion do të investojmë përgjatë 2023”, tha Manastirliu.

On the first day of 2023, the Minister of Health and Social Protection Ogerta Manastirliu has appreciated and thanked the medical staff who are at the service of the citizens on these festive days./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga