Miratimi i propozimit francez/ Berisha: Vendim historik, zhbllokoi hapjen e negociatave me BE-në
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për procesin e int...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paralajmëruar sfida, teksa ka reaguar për procesin e integrimit në BE, pas vendimit të Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez.
Bushati thotë se me këtë vendim i erdhi fundi precedentit sfilitës e të panjohur më parë në procesin e zgjerimit, ku një shtet mbahet si kolateral i një mosmarrëveshjeje midis një shteti anëtar të BE-së dhe një tjetri që aspiron anëtarësimin në BE.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai deklaron se nga sot e tutje analizën duhet ta nisim nga vetja, duke shtuar energjitë për reforma dhe përgjegjshmërinë për mirëkuptim politik, pasi rruga para nesh do të jetë edhe më sfiduese.
Shkrimi i plotë i Bushatit:
Pas miratimit të propozimit të BE-së nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut, erdhi më në fund momenti i shumëpritur, që prej vendimmarjes së BE-së në Qershorin e vitit 2018, për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare zyrtarizon fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ky akt i jep fund gjithashtu precedentit sfilitës e të panjohur më parë në procesin e zgjerimit ku një shtet mbahet si kolateral i një mosmarrëveshjeje midis një shteti anëtar të BE-së dhe një tjetri që aspiron anëtarësimin në BE. Duhet thënë me gojën plot se ky precedent u përdor padrejtësisht në kurriz të pritshmërive dhe ëndrrave tona për ta bërë një orë e më parë Shqipërinë vend anëtar të BE-së.
Megjithatë, nga sot e tutje analizën duhet ta nisim nga vetja, duke shtuar energjitë për reforma dhe përgjegjshmërinë për mirëkuptim politik, pasi rruga para nesh do të jetë edhe më sfiduese.
Kemi hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe është e domosdoshme që të përcaktojmë një objektiv konkret për anëtarësimin në BE.
Për gjatë tre dekadave tranzicion fillimisht eksperimentuam me “terapinë shock” dhe “çekun e bardhë”, me iluzionin se reformat vetzbatoheshin duke ushqyer përtacinë. Më pas, eksperimentuam “reformat standarde”, ku shkundja nga përtacia nënkuptonte thjesht përkthim dhe kopjim pa marrë parasysh nevojat tona. Sot themi se disa reforma i bëjmë në bashkautorësi me partnerët ndërkombëtar, por pa pronësi.
Hendeku ynë zhvillimor me BE-në, më shumë sesa ekonomik, i ka rrënjët pikërisht tek mungesa e pronësisë së reformave që janë jetike për një shoqëri demokratike.
Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi e dinë mirë që jeta e tyre nuk do të ndryshojë si me magji të nesërmen e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Ata e dinë gjithashtu po aq mirë se nuk do të negociojmë standardin europian. Por, ky proces i mundimshëm do të na shërbejë për arritjen e standardeve europiane.
Për të ndërtuar një ekonomi të dijes, që zgjeron bazën e mirëqënies në shoqëri, duke e vendosur theksin tek vlera që prodhon shumica e jo përfitimi i pakicës.
Për rritjen e besimit tek e ardhmja e vendit si ilaç për ndalimin e hemoragjisë demografike.
Për t’i bërë të gjitha fashat e shoqërisë protagoniste të transformimit demokratik të Shqipërisë.
Ky është testi i modernitetit për shoqërinë shqiptare që shkon përtej politikës së ditës. Ndaj na duhet para së gjithash të përcaktojmë një emërues të përbashkët, një “Pakt për Europën” sesi do të punojmë për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e këtij procesi.
Shqipëria do të ishte në pararojën e vendeve të rajonit në procesin e anëtarësimit në BE, mbase edhe anëtare me Bullgarinë, Rumaninë e Kroacinë, nëse do të kishim krijuar kushtet për një klimë më përbashkuese politike, në këto tre dekada.
Për fatet e përbashkëta të Atdheut fjala kompromis nuk duhet konsideruar kurrë as si pazar i rëndomtë e as fjalë e ndyrë.
Le ta mësojmë një herë e mirë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve. Që nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë. Ne e dimë se duke qenë ata që jemi, europianë në shpirt dhe veprim, duam të jemi pjesë e BE-së dhe do të jemi pjesë e saj./ B.A. - CNA.al
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për procesin e int...
Fatbardh Kadilli has expressed his desire to run in the up...
Prime Minister Edi Rama reacted after the vote in the Asse...
The July 7 protest was magnificent. It was seen by the cit...
The Assembly started the procedure for the election...
The "Sudja" of the Democratic Party continues to be tw...
At the press conference, the leader of the DP, Sali Berish...
The head of the DP, Sali Berisha, has issued strong accusa...
Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj spoke today about the ...
In the July 7 protest, which was called by the Democratic ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë një ...
Democratic deputy, Tritan Shehu, has come out in suppo...
There are some characters in Albanian politics, who withou...
The member of the DP National Council, Rudina Hajdari,...
In today's parliamentary session, Elisa Spiropali, ...
Political leaders have started to "play" with symbols. The...
The vice-president of the Democratic Party, Oerd Bylyk...
The member of the DP Presidency Arben Ristani emphasiz...
EU Enlargement Commissioner Oliver Varhelyi is in Vlora, acc...
The majority is in sync with regard to the attacks on ...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...