web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Takime të fshehta me drejtuesit e SPAK”/ Berisha nxjerr zbuluar Ramën

2022-07-18 22:15:00, Politikë CNA
“Takime të fshehta me drejtuesit e SPAK”/ Berisha nxjerr
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar sot se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të fshehta me drejtuesit e SPAK.

Teksa po fliste për shpalljen non-grata, Berisha tha se Rama kontrollon fund e krye SPAK, ndërsa theksoi se këtë e bën edhe me presione.

Pavarësisht kësaj, ish-kryeministri deklaroi në MCN Tv se nuk ndihet i rrezikuar dhe ftoi SPAK që të hetojë çdo akt të tij që prej vitit 1990.

“Në të gjithë karrierën time politike, nuk sulmoj kurrë të huajt nëqoftëse ata nuk kanë shfaqur deklarata dhe qëndrime të papajtueshme, që unë i konsideroj të papranueshme. Nuk kam tendencë, nuk jam ksenofob. Kam bërë gjithçka për të bërë më të mirën e mundshme për shtetet e Europës dhe SHBA. Reagimet e mia kanë qenë gjithnjë reagime ndaj deklaratave të papranueshme nga unë të zonjës Yuri Kim.

SPAK kontrollohet fund e krye nga kryeministri Rama. Janë deklaratat e tij kundër SPAK, presionet e tij, takimet e tij të fshehta me drejtuesit e SPAK. Unë ndihem zero i rrezikuar. Unë ftoj SPAK të hetojë çdo akt, vendim të Sali Berishës nga 1990 që jam në politikë deri më sot”, theksoi kreu i PD-së./ B.A. – CNA.al





17:13 POLITICS

The fall of

The member of the Presidency of the Democratic Party, ...

Lajmet e fundit nga