web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e PD/ Si do vijojë më tej aksioni opozitar

2022-07-08 18:53:00, Politikë CNA

Protesta e PD/ Si do vijojë më tej aksioni opozitar

Me mijëra qytetarë mbushën ditën e djeshme bulevardin Dëshmorët e Kombit, në protestën e thirrur nga kreu i PD Sali Berisha.

Irritimi i qytetarëve ndaj qeverisë duket se është shumë i lartë, ndërsa shpresa për rikthimin e një opozite më të fortë duket se po ringjallen.

Pas protestës madhështore, të gjithë janë në pritje aksionit opozitar të rradhës. CNA.al kontaktoi me deputetin Belind Këlliçi dhe e pyeti se kush do jetë hapi i radhës.

Këlliçi tha se deri tani nuk është vendosur asnjë gjë konkrete, pasi do të jenë forumet e PD dhe tryezat me qytetarët ato që do vendosin për vijimësinë e aksionit opozitar.  

“Do të jenë forumet e PD dhe tryezat e rradhës të bashkëbisedimit me qytetarët që do të vendosin hapin tjetër të aksionit opozitar”, tha Këlliçi për CNA.al.





Lajmet e fundit nga