web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas përplasjeve në Kuvend/ Berisha “i hakërrehet” Qeverisë

2022-07-14 14:11:00, Politikë CNA
Pas përplasjeve në Kuvend/ Berisha “i hakërrehet”
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Ish-kryeministri ka folur me tone të ashpra në Kuvend, pas rinisjes së seancës plenare, e cila u ndërpre nga përplasjet për të marrë fjalën.

Berisha ka sulmuar Qeverinë, teksa e ka cilësuar si qeveri të krimit, që ka ngritur një drejtësi që po kundërmom erë.

“Aty nuk flet bota, flet krimi, se aty ku përzihet bota ka vetëm skllavëri ndaj dhe kjo sjellje e tyre këtu. Por unë përsëri do të vij këtu të mbroj interesat tuaja, se ka një drejtësi unike në botë.

Se këta kanë ngritur një drejtësi që po kundërmom erë. Qytetarët e humbën përfundimisht të drejtën për të patur proces gjyqësor. Do prisni njëzet vite ose do paguani qimet e kokës. Për arsye se po merret çdo masë në favor të qeverisë. Pyesni përfaqësuesit e SPAK t’ju thonë se përse nuk hetohen sarajet e Edi Ramës”, u shpreh ai ndër të tjera./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga