web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

When Salianji "protected" Berisha

2022-07-04 12:05:00, Politikë CNA
When Salianji "protected" Berisha
Ervin Saliani, Sali Berisha

The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, appeared today at a media conference, where he tried to defend Lulzim Basha's "Babale", Ervin Salianjin, who will face justice today.

Today, Ervin Salianji has the trial, for the "Babale" case. Which means that if the Court of Appeal decides to uphold the decision of the Court of First Instance, then Ervin Salianji will have to leave the mandate of the deputy and go to prison.

When Salianji "protected" Berisha

But Sali Berisha came out today and publicly defended him.

Ky i fundit, mesa duket po i kthen “reston” Salianjit, për “mbrojtjen” që i bëri, kur e përjashtuan nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Kujtojmë këtu se në në shtator të vitit 2021, kur Lulzim Basha me një vendim personal, i mbyllur në zyrën e tij dhe i pakonsultuar me strukturat e partisë, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD-së, Salianji ishte nga ata që u rreshtua në krah të Bashës.

Për më tepër ai theksonte se “Ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”.

Ndërsa në një tjetër dalje mediatike, Salianji deklaronte se Basha nuk mund të shkarkohej.

“Lulzim Basha nuk shkarkohet si kryetar partie sepse kërkesa për shkarkimin e kryetarit të partisë, minimalisht, duhet të nisë nga Këshilli Kombëtar me një mocion të arsyetuar dhe duhet të votohet nga 50%+1 dhe pasi të kalojë në Këshill duhet të kalojë edhe në Kuvendin Kombëtar. Këto janë elemente të palëvizshme në këto 4 vite, përfshirë edhe kryetarin e partisë. Elementet e tjera duhet të kenë mundësi të adresohen për t’i dhënë më shumë mundësi partisë. Askush nga ne nuk mund të dalë kundër votës së anëtarësisë, por ka rregulla dhe norma për t’u përcaktuar”.-deklaronte Salianji, në 21 tetor 2021.

When Salianji "protected" Berisha

Në tetor 2021, kur Berisha kishte nisur levizjet e tij, “Foltoren” me demokratët, Salianji deklaronte në një studio televizive se nuk do t’i bashkohej “Foltores” në Korçë, edhe po të kishte një ftesë.

“Nëse do kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.”-deklaronte Salianji në atë kohë.

Vimë më pas në protestën e 8 Janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD.

When Salianji "protected" Berisha

Edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, Ervin Salianji deklaronte se grupi i Bashës do fitonte gjashtë bashkitë.

Ne do të dalim të parët, do të fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak se sa votat e pavlefshme se sa mandatet e atyre që janë non grata”, deklaroi Salianji në atë kohë.

Dhe pas gjithë kësaj “mbrojtje” që Salianji i bëri Berishës, sot del ky i fundit dhe i kthen “borxhin” në media./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga