web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk dija gjë për paratë”/ Flet bashkëshorti i Rozeta Dobit, pastrueses që grabiti ish-zyrtaren

2023-01-08 21:09:00, Kronika CNA
“Nuk dija gjë për paratë”/ Flet bashkëshorti i
Spartak Dobi

Policia ka vënë në pranga shtetasen Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj, Havier Dobi, në shtëpinë e të cilëve janë gjetur 405 mijë euro, të dyshuara se janë grabitur në shtëpitë ku e arrestuara punonte si pastruese.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur mbrëmjen e sotme edhe bashkëshorti i pastrueses, Spartak Dobi, Rezarta Dobi.

Me lot në sy, ai tha në emisionin ?Rivieë? se nuk ishte në dijeni për veprimet e bashkëshortes.

Ai theksoi se gjendja e tyre ekonomike nuk ka qenë e keqe, pasi ka punuar më parë si polic dhe merr pension të mirë.

?Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë, po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vras të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marr pension të mirë. Kam punuar vet polic?, nënvizoi Spartak Dobi./ B.A. ? CNA.al





Lajmet e fundit nga