web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parkoi keq dhe vuri stemën e policisë mbi kroskot/ Qytetarët i bëjnë “gjëmën” shoferit

2023-01-06 21:04:00, Kronika CNA
Parkoi keq dhe vuri stemën e policisë mbi kroskot/ Qytetarët i
Foto ilustruese

Në rrjetet sociale ka qarkulluar së fundmi një video, ku shfaqen disa automjete të ndëshkuara me masë administrative, ndërsa një automjet që në kroskot kishte të vendosur një stemë Policie, nuk ishte ndëshkuar me masë administrative.

Në lidhje me këtë video ka ardhur edhe reagimi i policisë. Blutë njoftojnë se në orën 17:17, gjatë monitormit të qarkullimit rrugor, kanë konstatuar automjetin tip "Range Rover", që mbi kroskot kishte të vendosur një stemë të Policisë, dhe ndodhej i parkuar në shkelje të sinjalistikës rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë ndëshkuar në mungesë, me masë administrative 2000 lekë të rinj, drejtuesin e automjetit që kishte parkuar automjetin në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, në vendin ku është shfaqur në videon e publikuar në rrjete sociale, së bashku me disa automjete të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./ B.A. ? CNA.al

Parkoi keq dhe vuri stemën e policisë mbi kroskot/ Qytetarët i





08:46 CRIME

Ktheu lokalin në

Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas...

Lajmet e fundit nga