web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pamje të frikshme/ Dhunohet i riu i veshur me kostumin e babagjyshit

2022-12-25 12:37:00, Kronika CNA
Pamje të frikshme/ Dhunohet i riu i veshur me kostumin e babagjyshit
Foto Ilustruese, nga vendngjarja

Një grup përsonash kanë përfunduar në prangat e policisë kroate, pasi dhunuan brutalisht një të ri, i cili ishte veshur me kostumin e babagjyshit.

Video-ja është publikuar në rrjetet sociale, ku i riu i veshur si babagjysh, shfaqet i shtrirë përtoke, teksa disa persona e godasin me shkelma në kokë.

Pavarësisht përpjekeve të tij për t’u ngritur të dhunuesit nuk ndalen, deri sa viktima përfundnoi pa ndjenja në mes të rrugës.

Mësohet se personat që rrahën një të riun me kostumin e babagjyshit në Slavonski Brod ishin në gjendje të dehur, ndërsa i plagosuri ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe po trajtohet në Repartin për ndihmë mjekësore emergjente në Slavonski Brod. 

Sakaq ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të tij, por gjithashtu ende nuk dihet arsyeja e këtij sulmi./CNA.al





12:55 CRIME

U kapët në një

Dy shqiptarë janë lënë në paraburgim sot pasi pranuan ...

Lajmet e fundit nga