web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolle në aksin Kardhiq-Delvinë/ Pezullohen 20 patenta

2022-07-09 16:45:00, Kronika CNA
Kontrolle në aksin Kardhiq-Delvinë/ Pezullohen 20 patenta
Foto nga kontrollet

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, ka kryer monitorime me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues” në aksin e ri Kardhiq – Delvinë.

Përgjatë 48 orëve të fundit, janë pezulluar 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në këtë aks është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.

Gjithashtu janë marrë 95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet  rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

“Drejtues mjetesh: Rregullat e qarkullimit rrugor janë manuali për një jetë të sigurtë, zbatimi i tyre është detyrimi ligjor dhe moral që kemi ndaj njëri-tjetrit, në hapësirën që ndajmë bashkë.

The Road Police does not aim to increase the number of administrative measures, but aims to prevent road accidents. You will arrive at your destination safely if you follow the traffic rules. The monitoring continues on all the country's roads", it is stated, among other things, in the police announcement./ BA - CNA.al

 





Lajmet e fundit nga