web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Familja e denoncoi si të zhdukur/ Gjendet 32-vjeçari në Fier

2023-01-06 18:10:00, Kronika CNA
Familja e denoncoi si të zhdukur/ Gjendet 32-vjeçari në Fier
Foto ilustruese

Policia ka gjetur 32-vjeçarin nga Fierit, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej 5 ditësh.

Blutë njoftojnë se ai u gjet në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Zhdukja e të riut ishte denoncuar nga nëna e tij, pasi ishte larguar nga shtëpia që prej datës 1 janar dhe që prej asaj dite kishin humbur kontaktet.

“Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë./ B.A. – CNA.al





08:46 CRIME

Ktheu lokalin në

Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas...

Lajmet e fundit nga