
Ervis Martinaj, i cili njihet si "mbreti" i lojërave të fatit, është denoncuar nga familjarët si një person i zhdukur që prej gushtit 2022.
Por teksa fati i tij mbetet ende një enigmë, para se të zhdukej Martinajt i eleminuan një nga një shokët.
"Mbreti" i lojërave të fatit u godit te miqtë e tij që me vrasjen e Fabian Gaxhës, Santiago Malkos, Bujar Likës, Erigers Mihasit, Can Kariçit, Brilant Martinajt, për ta mbyllur me tentativën e vrasjes së Ylli Brahimit pak javë para humbjes së gjurmëve të Ervis Martinajt.
Në 4 tetorin e 2018-ës, një konflikt mes dy grupeve në lokalin "Monopol", në ish-Bllok, u kthye në një kasaphanë. Sherri degjeneroi në përdorimin e armëve dhe si pasojë mbeti viktimë Fabian Gaxha, miku i Martinajt. Ky i fundit ndodhej me të në konfliktin në ish-Bllok dhe u plagos së bashku me Eljo Haton.
Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan nga një grup prej katër personash në 30 maj të vitit 219 në barin e një hoteli në fshatin Gjormë, në autostradën Mamurras-Lezhë.
Lika quhej nga shokët Ari, ndërsa njihej edhe me mbiemrin Hasani. Biznesmeni njihej gjithashtu edhe për miqësinë me Martinajn. Ai dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj.
Për këtë ngjarje u dënua me burg përjetë Eduart Lamaj dhe dy të tjerë, bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim, por nuk janë vënë akoma në pranga.
Mbrëmjen e 27 gushtit 2019, Santiago Malko u qëllua me breshëri plumbash në zonën e Porcelanit, teksa po lëvizte me makinën e tij BMë X5.
26-vjeçari u qëllua nga xhami i pasëm i një Mercedes-Benz, që po e ndiqte nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit.
Miku i Ervis Martinajt ishte ish-punonjës policie i skeduar nga policia. Për këtë ngjarje drejtësia dënoi Blendi Tetën, i cili dyshohet se ka bërë vëzhguar lëvizjet e viktimës para atentatit.
Miku i bosit të lojërave të fatit, Erigers Mihasi u ekzekutua me kallashnikov më 13 nëntor 2021. Ai ishte duke lëvizur me makinë në zonën e Astirit, së bashku me Armando Dumanin, kur u qëllua me breshëri kallashnikovësh nga një makinë tjetër.
Nga të shtënat humbi jetën gjithashtu edhe Armando Dumani. Mihasi ka qenë gjithashtu mik i ngushtë me ish-policin Santiago. Ndërkaq, vrasja e dyfishtë ka mbetur ende e pazbardhur.
Më 23 dhjetor të 2021-shit, Can Kariçi u qëllua me një armë zjarri me silenciator brenda një makine me targa të huaja. Ngjarja ndodhi në Kodër Kamëz, ndërsa ende nuk janë gjetur autorët.
35-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i dënuar për një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2018. Kariçi ishte mik i Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
Prej datës 17 maj 2022, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe ka nisur hetimi për rrëmbim. Në media është aluduar se ai ishte mik i ngushtë i Can Kariçit dhe i njohur i Martinajt, po nëna e tij, Thëllëza Skana ka mohuar në daljet mediatike që djali i saj të jetë pjesë e njerëzve të bosit të lojërave të fatit.
Më 17 korrik, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. Autorët qëlluan me breshëri kallashnvikovi drejt makinës me të cilën po udhëtonte Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit, por u ekzekutua nga plumbat, ndërsa dy të tjerët u dogjën brenda mjetit.
Brilant Martinaj është kushëriri i parë i Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për porositjen e vrasjes së Endrit Dokles pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Po ashtu Brilanti rezulton në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela në 5 nëntor të 2020-ës, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi.
Më 22 korrik, një breshëri armësh u zbras drejt makinës së biznesmenit Ylli Brahimi, në oborrin e banesës së këtij të fundit.
Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, por ky i fundit i mbijetoi atentatit.
Kjo nuk ishte tentativa e vetme e vrasjes për Brahimin, pasi edhe në janar të 2021-shit, teksa ka qenë duke ecur i qetë me dy persona të tjerë në rrugë, është qëlluar me armë, por edhe në këtë rast vetëm mbeti i plagosur.
Atentati më shënjestër Brahimin mendohet të jetë për llogari personale, por nuk lihet mënjanë as pista se ishte përplekja e radhës e kundërshtarëve të Ervis Martinajt, pas vrasjeve të njëpasnjëshme të miqve të këtij të fundit.
Kjo pasi Brahimi është konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ‘bosit’ të lojërave të fatit që u shpall i zhdukur në gusht të këtij viti.
Shumë nga këto ngjarje nuk janë zbardhur ende, por eleminimi i të afërmve të Ervis Martinajt nga grupet rivale dyshohet se ka pasur si qëllim dobësimin e “mbretit” të lojrave të fatit.
Vrasjet e shumta të shokëve dhe së fundmi të kushëririt të tij, kanë sjellë në skenë edhe tezën e zhdukjes dhe eliminimit të Martinajt, fati i të cilit është ende enigmë./ B.A. - CNA.al
Efektivit të Policisë Shkodër, Valter Serra i është vënë t...
Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet A.F, është arres...
Mbrëmjen e djeshme janë djegur të automjete në lagjen ...
Një lajm i trishtë vjen sot nga bota akademike, ku ka ndër...
Mbrëmjen e djeshme u dogjën 3 automjete në Vlorë, në lagje...
A 10-year-old Wisconsin boy is accused of killing his ...
The court ordered the measure "obligation to appear", ...
Erisa Fero, 28, who was arrested by the police in Korç...
Reis Haxhiraj, from Selenica of Vlora, is extradited f...
In the early hours of this morning, the citizen with t...
Erisa Fero, the 28-year-old who was arrested by the po...
An engagement between two young people of different na...
The citizen with the initials SH, 45 years old, is und...
Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit “Restar” ku u...
Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal ...
Following the anti-drug operation coded "Restart", lau...
Korca Police is known for its successful "megaoperatio...
The mafia execution of Edmond Papa was one of the most...
Journalist Xhevahir Zhabina spoke about the execution ...
Edmond Papa is one of the characters, suspected of being i...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Israel has bombed the city of Tyre, killing eight people a...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Two students and a teacher were injured in a stabbing inci...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...