web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The criminal past of Edmond Pope/ The testimony of the sister-in-law is clarified: He was not guarded

2022-12-28 21:13:00, Kronika CNA

The criminal past of Edmond Pope/ The testimony of the sister-in-law is

Edmond Papa is one of the characters, suspected of being involved in the world of crime, but whom no one knew until he was executed with 9 bullets in Tirana, by a killer (suspected paid), still unidentified.

In the documentary presented in the program "Shenjestre" by Klodiana Lala, new details about the life of the Pope are revealed.

What kind of life did he lead in Greece and how was he related to the two criminal events that preceded and followed his murder.

Ndonëse duket sikur ngjarjet janë të shkëputura në kohë, duket se kanë një emërues të përbashkët, pazaret e drogës.E me sa duket këto pazare janë prishur dhe aty kanë nisur mosdakortësitë, që janë përkthyer në një luftë mes grupesh a personash, mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Me sa duket Edmond Papa kishte zhvilluar prej vitesh biznesin e tij kriminal, në fushën e lëndëve narkotike.

Ditën kur ndodhi ngjarja, policia gjatë kontrollit në vendngjarje, ka sekuatesruar rrobat e viktimës si edhe u përpiluan veprimet përkatëse teknike, biologjike dhe kimike për faktorët plotësues të qitjes.

Po ashtu u ushtrua edhe një kontroll në mjetin me targa AB 001 GG të viktimës, ku u gjetën dhe u sekuestruan dy aparatë celularë, një kuti syzesh boshe, dy receta mjekësore, një sasi vlerash monetare, një portofol me mbishkrimin ‘Dior’, tre karta me mbishkrimin CE, një mbishkrim ‘Blue Sky’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, leje drejtimi në emër të Edmond Papa, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.

Nisur nga këto sende që iu gjetën viktimës, duket se ai bënte një jetë goxha të mirë, por asgjë nuk dihet me siguri për jetën e tij.

Sipas vëllait të viktimës, person i cili nuk mbante të njëjtin mbiemër s ii vëllai, tha se Edmond Papa nuk ruhej, ose të paktën është shprehur ashtu për të mos lënë të kuptohet asgjë nga e kaluara e Edmondit.

 “Edmondi nuk ruhej. Madje te ai nuk kam parë asnjë shqetësim. Por po kështu dua të deklaroj, se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, që mund të çonin në dyshimet tona, lidhur mbi autorët e mundshëm të vrasjes së tij.”, tha vëllai i viktimës.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe kunata e Edmondit, e cila ishte e para që mësoi për vrasjen.

Sipas saj lajmin e kishin mësuar nga pronari i lokalit.

“Më datë 16 Dhjetor 2022 rreth orës 10.00 në shtëpinë time ka ardhur vjehrra e cila quhet F. H së bashku me kunatin tim, i cili quhet Edmond Papa. Vjehrra jeton në Kurjan/ Fier, ndërsa kunati në Kurjan dhe në Sarandë. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim me targë AB 001 GG, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës.

Rreth orës 16.15, kunati më kërkoi që t’i jepja diçka për të ngrënë mamasë së tij, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Unë isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës, kur dëgjova të shtëna. Fillimisht mendova se mos ishin fishekzjarre. Më pas ra zilja e portës së jashtme. Ishte pronari i lokalit, i cili më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur Edmondi. Pasi mora ambulancën, mora automjetin e kunatit tim me targa AA 001 GG për ta dërguar në spital. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. .”, tha shetasja me inicialet A. B., kunata e viktimës.

Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe të afërmit e tjerë, të cilët thanë se Edmondi nuk kishte ndonjë problem apo konflikt.

 “Nuk kam dijeni se cilët janë autorët. Edmondi lëvizte lirisht dhe nuk na kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ai ishte i divorcuar dhe nuk kishte fëmijë. Ishte pronari i një biznesi në Sarandë. As Edmondi dhe as bashkëshorti im Kristo nuk kishin konflikte me ndonjë person.”, shtoi kunata e Papës.

Pavarësisht deklaratave të vëllait dhe kunatës së viktimës, policia ka dyshime se ky atentat ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.

Kjo është një nga pistat e mundeshme, duke marrë parasysh aktivitetin e Papës në Greqi, ku prej kohësh ishte skeduar si eksponent aktiv në fushën e lëndëve narkotike.

Tashmë policia shqiptare po bashkëpunon me policinë greke, pëer të zbardhur më tej çështjen.

However, as reported by the show "Shenjestre", it is about the breakdown of bargains, where an amount of 700 kilograms of cannabis was lost and this is suspected to be the cause of the breakdown of the agreement between the groups. /CNA.al





Lajmet e fundit nga