web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Sarandë/ Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjën e porsalindur

2022-07-02 22:30:00, Kronika CNA

E rëndë në Sarandë/ Nëna hidhet nga kati i dytë iFoto ilustruese

Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me foshnjën e porsalindur në Sarandë.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet M. J, 35 vjec nga Durrësi .

Ajo është hedhur bashkë me foshnjën 1 ditëshe.

E demtuara eshtë transportuar në urgjencën e spitalit dhe po merr ndihmën e parë.

Sipas informacioneve paraprake nëna së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga