web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga aksidenti tragjik/ Rëndohet bilanci, 3 viktima dhe 4 të plagosur

2023-01-04 19:36:00, Kronika CNA

Detaje nga aksidenti tragjik/ Rëndohet bilanci, 3 viktima dhe 4 të

Dalin detajet e para nga aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, në afërsi të urës së Gjoricës.

Mësohet se është rënduar bilanci i viktimave, numri i të cilëve ka shkuar në 3.

Gjithashtu, raportohet se kanë mbetur edhe 4 persona të plagosur nga përplasja e dy makinave.

Konkretisht, një prej makinave ka qenë duke u futur në rrugë, kur një automjet tjetër e ka goditur në mes.

Në njërën prej makinave mendohet të ketë qenë duke udhëtuar një familje.

"Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’,  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset  F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L.,  pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia./ B.A. – CNA.al





18:36 CRIME

Aksident në

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ‘Rrugën e Arbr...

Lajmet e fundit nga