web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autor i disa vjedhjeve/ Arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali

2025-10-28 08:26:00, Kronika CNA

Autor i disa vjedhjeve/ Arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Pistoia të Italisë. Ai akuzohet se është autori i një seri vjedhjesh që kanë ndodhur muajt e fundit pranë stacionit të trenit në qytet.

Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë oficerët arritën të identifikojnë shqiptarin. 33-vjeçari u dërgua në burgun e Pistoias, ku do të presë gjykimin e tij. /CNA





Lajmet e fundit nga