web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në aksin Dimal-Lushnjë/ Përfundon në kanal çifti i të moshuarve

2023-01-02 22:19:00, Kronika CNA
Aksident në aksin Dimal-Lushnjë/ Përfundon në kanal
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë. 

Një 75 vjeçar mësohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

I moshuari dhe bashkëshortja e tij janë nxjerr nga automjeti pa lëndime me ndihmën e banorëve të zonës. 

Policia është shprehur se i moshuari ka humbur kontrollin e mjetit pasi është verbuar nga dritat e makinës që ishte duke ardhur përballë tij. 

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të hetuar rrethanat e aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga