web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Developments in Kosovo, the removal of the barricades in the north begins

2022-12-29 15:38:00, Kosova & Bota CNA
Developments in Kosovo, the removal of the barricades in the north begins
Illustrative photo

The removal of barricades has begun in the village of Rudare, which is located in Zveçan, Radio Evropa e Lire journalists report from the field. The main roads leading to Jarinja and Bërnjak - the border points connecting Kosovo with Serbia - had been blocked since December 10.

The president of Serbia, Aleksandar Vucic, announced on Thursday that the barricades would be removed, after the meeting with the representatives of the Serbs from Kosovo.

Vucic met them on the evening of December 28 at the barracks of the Serbian Army in Raska, near the border with Kosovo.

Pas takimit, Vuçiç tha se “besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston, dhe është i pamundur të arrihet”.

Për 20 ditë rresht rrugët kryesore në veri mbetën të bllokuara për qarkullim. Përveç veriut, më 27 dhjetor një barrikadë tjetër u vendos në territorin e Serbisë, në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë në Merdare.

Serbët lokalë në komunat Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Institucionet e Kosovës thanë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Më 28 dhjetor, Pantiçit iu zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Ai aktualisht është duke qëndruar në shtëpinë e tij dhe për të siguruar se nuk shkel masën e arrestit shtëpiak, institucionet e Kosovës kanë kërkuar ndihmën e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Për shkak të bllokimit të rrugëve nga barrikadat, Policia e Kosovës e kishte të pamundur ta transferonte Pantiçin në ndonjë qendër ndalimi. Nga dita e arrestimit e deri më 28 dhjetor, Pantiç u mbajt në qendrën e ndalimit në stacionin policor në Jarinjë.

Vendosja e barrikadave nxiti tensione të shumta në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Serbia vendosi në gatishmëri ushtrinë si dhe rriti prezencën ushtarake në vijën kufitare me Kosovën, përkatësisht në Rashkë të Serbisë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan vazhdimisht largimin e barrikadave si dhe respektim të marrëveshjeve të Brukselit.

Barrikadat s’u larguan pa ‘marrëveshje’
Për 20 ditë rresht barrikadat mbajtën të bllokuar veriun. Qeveria e Kosovës kërkoi nga KFOR-i që t’i largonte ato. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thanë se KFOR-i kishte kërkuar më shumë për të bërë një gjë të tillë – në të kundërtën thanë se do t’i largonin vet.

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla tha se ekzistonin të gjitha kapacitetet.

Megjithatë KFOR-i, vazhdimisht ftoi palët që të gjenin zgjidhje për largimin e barrikadave përmes dialogut.

Derisa barrikadat bllokonin rrugët, misioni i EULEX-it, disaherë përsëriti se kishte prezencë të shtuar të njerëzve të maskuar dhe të armatosur në afërsi të barrikadave në veri.

Çfarë u parapriu tensioneve në veri?
Situata në pjesën veriore të Kosovës u tensionua muajve të fundit për shkak se Qeveria e Kosovës vendosi që të largojë nga qarkullimi targa ilegale me akronimin “KM” si dhe akronime tjera “PR”, “GL”, “PE” etj.. të cilat lëshoheshin për serbët e Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Vendimi i kundërshtua nga serbët lokal si dhe nga Beogradi zyrtar. Megjithatë qeveria e Kosovës ishte e vendosur për implementimin e këtij vendimi edhe përkundër faktit se komuniteti ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në kërkonin më shumë kohë.

Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për riregjistrim të veturave me targa ilegale, institucionet e Kosovës, suspenduan nga puna drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç.

After the suspension of director Gjuriq, Lista Serbe, the largest political entity of Serbs in Kosovo, announced the removal of Serbs from all institutions of Kosovo, until his return to work and, as its chairman, Goran Rakic, said, until the respect of all agreements from the institutions of Kosovo, including the formation of the Association of municipalities with a Serbian majority.

In the weeks that followed, the Serbian officials of the Kosovo Police, of the justice system, those at the local and central level, resigned.

While the international community has requested the return of Serbs through institutions, government officials, including Prime Minister Albin Kurti, have said that their return cannot be a political issue, adding that it is a legal and constitutional issue./REL





Lajmet e fundit nga