Day 10 of the protest/ Citizens call and hold banners against the government
The 10th day of the citizen protest against the government...
The 10th day of the citizen protest against the government...

The Republic of Turkey was established 100 years ago. Since then, the country has experienced many events, starting with the transition from a one-party system to a multi-party system, the military coup of 1960, street violence that lasted more than a decade in the seventies, followed by another coup and several coalition governments that have been unstable in the 1990s, as well as the Islamist takeover in 2002.
Pavarësisht këtyre dështimeve të vogla dhe të mëdha, shteti turk, krijuar sipas idealeve perëndimore si demokracia, barazia dhe sundimi i ligjit dhe sekularizmit, ka mbijetuar dhe do të festojë vitin e ardhshëm njëqindvjetorin e tij. Sa të qëndrueshme janë institucionet demokratike të Turqisë, tani që mbushin njëqind vjeç?
'Një nga shembujt më zhgënjyes'
Nën drejtimin e Recep Tayyip Erdoganit, Turqia e ka hequr fokusin nga Perëndimi duke e kthyer drejt Lindjes. Ajo është lidhur më shumë me vlerat islamike, ka bërë miq dhe aleatë të rinj në botën arabe dhe është angazhuar ushtarakisht në vende të tjera, përfshirë Somalinë dhe Katarin, ku prezenca e Turqisë është e mirëpritur. Këto zhvillime nuk kanë kënaqur të gjithë turqit, sepse e gjitha është shoqëruar me rritjen e autoritarizmit.

Sinem Adar, eksperte për Turqinë në Qendrën për Studimee e Aplikuara Turke, CATS, në Berlin, bën një përmbledhje negative të zhvillimeve të Turqisë në drejtimin e Erdoganit. "Sot, Turqia është shembull për shtimin e praktikave autoritare,” vëren ajo. "Që në fund të viteve 2000, vendi është larguar gjithnjë e më shumë nga sundimi i ligjit dhe ndarja efektive e pushteteve.”
Adar është sidomos e zhgënjyer me drejtimin që kanë marrë zhvillimet në një kohë kur kushtet kanë qenë të favorshme për të shënuar progres. "Duke pasur parasysh përvojën e arritur në shtatë dekada, me zgjedhje shumëpartiake dhe integrim në arkitekturën institucionale perëndimore, dështimi i demokracisë turke mund të thuhet se është një nga shembujt më zhgënjyes në prirjet globale,” thotë ajo.
Islamizmi ka marrë pushtet politik
Një nga vlerat bazë të republikës ka qenë sekularizmi, ose laicizmi, një nga konceptet bazë të modelit francez të ndarjes së pushtetit midis shtetit dhe fesë. Kalifati osman u krijua në vitin 1924, gati një vit mbas krijimit të republikës. Në fakt, Dijaneti, e ashtuquajtura Drejtori për çështjet fetare, u krijua për t'i dhënë shtetit kontroll më të madh mbi ndikimin politik të islamizmit.

Nuk bën gabim të thuash se falë politikave dhe diskutimeve të nxitura nga Erdogani, feja luan sot në Turqi rol më të madh politik se 20 vjet më parë. Adar thekson se që me krijimin e republikës, ka ekzistuar gjithnjë "një linjë e hollë ndarëse midis fesë dhe politikës në Turqi”. Por, 20 vitet e fundit, vite të sundimit të drejtësisë së Erdoganit dhe partisë së tij, AKP, Partisë së Zhvillimit, kanë sjellë ndryshime të mëdha sa i përket "gjerësisë dhe thellësisë së ndërhyrjes së fesë në jetën sociale, ndërhyrje që bëhet me ndihmë të shtetit,” thotë Adar.
Gjatë kohës së qeverisjes së AKP, Dijaneti është kthyer në aktor të madh politik, shpjegon Adar. "Dijaneti ka marrë pushtet sa asnjëherë më parë duke shtuar gjithnjë e më shumë peshën politike dhe aksesin tek burimet. Sidomos pas puçit të dështuar të 2016, Dijaneti ka marrë një rol kyç në riprodhimet e përditshme të narrativës, sipas së cilës elitat drejtuese turke të kryesuara nga Erdogani mishërojnë vullnetin e popullit dhe mbrojnë vlerat autentike të vendit dhe vlerat kombëtare, si dhe integritetin territorial të shtetit,” thotë ajo.
Më 18 qershor 2023, turqit do të shkojnë tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Disa sondazhe thonë se Erdogani, politikat e të cilit nuk janë të padiskutueshme për të gjithë, mund të humbasë nëse opozita arrin të konkurojë me një kandidat të vetëm. Kjo çështje është ende pezull. E ashtuquajtura Tavolina e të gjashtëve, që ka të bëjë me gjashtë partitë opozitare që janë bërë bashkë, nuk e ka bërë ende të ditur kandidatin ose kandidatët deri tani. Tavolina e të gjashtëve kërkon të kthejë sistemin parlamentar dhe të vendosë kufizime për pushtetin e presidentit, i cili është shtuar shumë nën Erdoganin, ndihmuar nga ndryshimet e mëdha kushtetuese të bëra në vitin 2018.

Ndryshe nga besimi i përhapur shumë, edhe në vetë Turqinë, vendi ka ende institucione demokratike funksionuese, që sigurojnë deri në një farë mase zgjedhje të lira dhe të ndershme. Viti 2019 dha një sinjal shprese për ata që dëshirojnë të shohin një qeverisje tjetër: Në zgjedhjet lokale, kandidatët e opozitës fituan kundrejt kandidatëve të AKP, në dy qytetet më të mëdha të vendit, në Stamboll dhe Ankara. Kjo tregon se Turqia ka ende institucione demokratike që funksionojnë dhe zgjedhjet mund të fitohen aktualisht nga kundërshtarët e atyre që ndodhen në pushtet, gjë që nuk ndodh në regjime të tjera autoritate, si përshembull Rusia.
Por a ka opozita vërtet shanse të fitojë zgjedhjet e qershorit? Sipas Adarit, opozita ka mundësinë të prezantohet tani si alternativë e besueshme dhe e fortë kundër partisë në pushtet, sidomos po të kesh parasysh "rritjen e zemërimit shoqëror përballë krizës qeveritare, shoqëruar me krizën e thellë ekonomike dhe keqësimin e marrëdhënieve midis elitave dhe aleancës në pushtet në Turqi.”
Por, që të ketë ndryshime pushteti duhet që zgjedhjet të jenë të ndershme. "Për të fituar zgjedhjet, [opozitës i duhet fillimisht] të krijojë […] siguri në qendrat e votimit,” thotë Adar.
Po sikur Erdogani të humbasë?
Por çfarë rruge do të marrë Turqia nëse pushteti kalon në duar të tjera? AKP është krenare për zhvillime të caktuara si për shembull suksesin ndërkombëtar të droneve të prodhuara në Turqi, dronet Bayraktar TB-2. Turqia ka bërë plane që të prodhojë avionët e vet luftarakë si dhe makinat elektrike. Çfarë do të ndodhë me këto projekte nëse në pushtet vjen opozita?

Sipas Adarit, një qeveri e re do jetë në gjendje jo vetëm që të vazhdojë me këto projekte por edhe t'i zhvillojë ato më tej në aspektin praktik dhe demokratik. "Aspiratat për të krijuar një industri mbrojtëse vendase dhe në përgjithësi një ekonomi që të mbështetet tek risitë teknologjike dhe të rejat e fundit ka shumë mundësi që të vazhdojnë edhe nën një qeveri tjetër,” thotë ajo.
"Një qeveri tjetër, sidoqoftë, ka shumë mundësi që të jetë më realiste dhe më e kthjellët në vlerësimin e aftësive të Turqisë, dhe marrëdhëniet midis industrisë së mbrojtjes dhe politikave të jashtme do të institucionalizohen më mirë, do të rregullohen dhe do të jenë më të përgjegjëshme se deri tani.”
Ku është e ardhmja e Turqisë?
Duke pasur parasysh zhvillimet aktuale të Turqisë, mund të thuhet se e ardhmja europine e vendit është e pasigurt.
Viti 2023 është vit vendimtar si për Turqinë edhe për marrëdhëniet Turqi- BE, thotë Cigdem Nas, sekretarja e përgjithshme e Fondacionit për zhvillim ekonomik me qendër në Stamboll, instituti kryesor që merret me marrëdhëniet Turqi- BE.
"Nëse fiton opozita, ajo do të përqëndrohet më shumë tek kthimi i sistemit parlamentar, dhe ky proces përfshin gjithashtu agjendën demokratike. Me një skenar të tillë, ne mund të presim rivitalizimin e perspektivës europiane të Turqisë,” thotë ajo.
Nas thekson se kthimi i mundshëm i një agjende të reformuar BE-je në periudhën e paszgjedhore "mund të sjellë përshpejtim të përmirësimit të marrëdhënieve Turqi-BE, me anë të modernizimit të bashkimit doganor, dhe koordinimit më të madh në tregti, energji, politika të jashtme siguri dhe politika emigracioni.”
Ajo thotë se njeriu duhet të jetë realist: "Duke mos pasur asnjë ndryshim të rëndësishëm në agjendën e Turqisë për BE-në, përpjekjet për të zhvendosur raportet nga perspektiva e një vendi kandidat në një partnership bazuar tek interesat do të bëhen më të dukshme.”

Turqia mund të mos jetë anëtar i klubit, megjithatë mbetet partner i rëndësishëm, partner i privilegjuar. Nas thotë se "Pavarësisht ngrirjes së bisedimeve të antarësimit në BE, Turqia mbetet pjesë e arkitekturës së zgjeruar europiane duke qenë partner i rëndësishëm për sigurinë europiane.”
Turqia është pjesë e krahut juglindor të NATO-s dhe ka ushtrinë e dytë më të madhe brenda Aleancës, duke e kthyer këtë vend në krijues të rëndësishëm sigurie. Sidomos në kushtet aktuale, kur NATO kërkon të ketë unitet maksimal për të përballuar agresorët e mundshëm si Rusia dhe Kina, askush në aleancë nuk do të donte humbjen e një anëtari kaq të rëndësishëm.
While it does not seem that the Russian aggression against Ukraine will end, Ankara's role as a mediator, a role with which it has had some success so far, is expected to bring diplomatic fruits for Turkey in the 2023 election year./DW
On New Year's Eve, firefighters in Berlin reported 38 seri...
Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet...
Dubai has decided to remove the 30% tax on alcohol sal...
Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në Maqedo...
Some earthquake tremors were felt a little while ago i...
An ultranationalist Israeli cabinet minister visited o...
For the first time in 100 years, lawmakers in the House of...
The murder of two women in one week in December raised...
Last year - in 2022 - for the first time there was no bank...
Since February last year, Russia's war in Ukraine has ...
Protestat anti-establishment për muaj të tërë kanë mbërthy...
In northern California, residents of the Central Valley ar...
A 23-year-old woman in Italy gave birth to her child in an...
Ukraine and the European Union will hold a summit in K...
China has voted down a move to force Chinese passengers to...
Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Uk...
Israeli media showed images and video of Security Minister...
In Germany, there were 45.6 million employees last year, a...
"Do you mean a person who walks on a thin wire and, in ord...
The NATO peacekeeping mission in Kosovo, KFOR, announced o...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Israel has bombed the city of Tyre, killing eight people a...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Two students and a teacher were injured in a stabbing inci...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...