web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vladimir Putin's three options in Ukraine

2023-01-09 08:35:00, Kosova & Bota CNA

Vladimir Putin's three options in Ukraine

More than 300 days have passed since Putin launched his full-scale invasion of Ukraine. He has not achieved his goal of imposing regime change in Kiev, and in recent months Russia has encountered serious obstacles. Putin has many options available to him, some of which could be dangerous.

Since Ukrainian troops liberated the area around Kharkiv and retook Kherson, the Russian military has been under such pressure that criticism of the military campaign has begun to emerge even within Russia, where freedom of speech is tightly controlled. Of course, these voices do not call for peace, but for more war.

Deri më tani, Putin i ka marrë parasysh kërkesat e figurave pro-luftës, përfshirë ato të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadirov dhe Jevgeni Prigozhin, kreu i kompanisë mercenare  Grupit Vagner, por vetëm deri në një pikë.

Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase që nga vjeshta e vitit të kaluar, përfaqësojnë një strategji të re për Putinin. Por ato janë gjithashtu një shenjë se ushtria ruse po dështon, pasi nuk ka pasur fitore të dukshme kundër trupave ukrainase. Këtë vit Putini duhet të vendosë se cilën strategji do të zgjedhë.

A do të zgjedhë Rusia një luftë në shkallë të plotë?

Vladimir Putin's three options in Ukraine

Nëse Putini dëshiron që t’i mbyllë gojën kritikëve të brendshëm, ai mund të zgjedhë luftën e gjithanshme. Ky skenar do ta vendoste ekonominë ruse në kushte lufte, duke pësuar si pasojat e rënda të sanksionet perëndimore shtesë, ashtu edhe të mobilizimin masiv me synimin e ndarjes së përhershme të territorit ukrainas dhe të imponimit të ndryshimit të regjimit në Kiev.

“Operacioni special” do të quhej zyrtarisht “luftë”, dhe armët perëndimore që transportohen  përmes territorit të NATO-s në Ukrainë do të shiheshin si objektiva legjitime. Deri më tani, populli rus i ka pranuar sanksionet ndërkombëtare, dhe të ashtuquajturin mobilizim të pjesshëm të të paktën 300.000 burrave dhe grave.

E pse të mos shkohet më tej? Rusët duket se janë dakord me propagandën shtetërore, që e përshkruan luftën si një akt mbrojtjeje kundër NATO-s. Putin mund ta transformojë “Luftën e Madhe Patriotike” – të tillë ia ka shitur ai popullit rus luftën në Ukrainë - nga një slogan propagandistik në një realitet të përgjakshëm, më mënyrë që të forcojë pushtetin e tij dhe vendin e tij në histori.

Por kjo do të ishte e rrezikshme. Sepse ushtria ruse po vuan tashmë nga probleme serioze me organizimin dhe logjistikën. Futja e qindra mijëra trupave të sapo-mobilizuara menjëherë, do ta gjunjëzonte administratën ushtarake dhe do të shkaktonte destabilitet në Rusi.

GFjykuar nga numri i ulët i ushtarëve që regjistrohen vullnetarisht (rreth 20.000, ose 6 për qind e të mobilizuarve), duket se shumica e rusëve nuk kanë oreks për një “luftë totale” kundër vendit fqinj. Dhe vetë Putini është i kujdesshëm për të mos e lejuar popullin rus që të shohë se sa serioze është vërtet situata në front. Ndërsa presidenti ukrainas Zelenski është një vizitor i rregullt në vijën e frontit, Putin nuk është shfaqur fare atje. Prandaj mundësia e këtij skenari është e ulët.

A do të tërhiqet Rusia?

Vladimir Putin's three options in Ukraine

Për Ukrainën, por edhe për Rusinë, tërheqja e ushtrisë ruse do të ishte alternativa më e mirë. Brenda Rusisë, kjo do të nënkuptonte një fitore për teknokratët si Elvira Nabiullina, guvernatorja e Bankës Qendrore Ruse, e cila ka qenë përgjegjëse për financimin e luftës së Putinit që nga 24 shkurti 2002, por që ka treguar pak entuziazëm për të.

Nabiullina dhe teknokratët e tjerë, kanë bërë thirrje që të paktën konflikti të pezullohet. Ata do ta shihnin një tërheqje të trupave ruse si një fitore për të mirën e përbashkët. Mbështetja e vendosur e Perëndimit për Ukrainën, perspektivat e pasigurta të ushtrisë ruse, morali i ulët në mesin e ushtarëve rusë dhe problemet e tjera në front, po e vënë në dyshim bastin e Putinit.

Nëse presidenti rus është vërtet i shqetësuar për të ardhmen e vendit të tij - dhe jo vetëm për të mbetur në pushtet - do të ishte në interesin e tij që ta hapte edhe njëherë Rusinë ndaj teknologjisë dhe investimeve perëndimore. Po ashtu, një tërheqje do të lejonte fillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Ukrainën dhe Perëndimin.

Por ky vendim mund të jetë i rrezikshëm për Putinin. Sigurisht, makineria e propagandës ruse mund të përpiqet që t’ia shesë popullit rus këtë poshtërim si një sukses. Lufta në Ukrainë nuk do të ishte konflikti i parë i armatosur në histori ku të dyja palët kanë pretenduar fitoren.

Por brenda Rusisë, ky moment do të ishte një territor i pa eksploruar për Putinin. Si një udhëheqës autokrat, ai mbështetet tek imazhi i tij si një udhëheqës i dorës së fortë, që i qëndron përballë Perëndimit.

Është e paqartë nëse karriera e tij politike, do të ishte në gjendje të vazhdonte pas pranimit të humbjes në Ukrainë, dhe ai nuk dëshiron ta zbulojë se çfarë do të ndodhte në këtë skenar. Edhe nëse rusët e thjeshtë mund ta falin atë për tërheqjen, këtë gjë nuk do ta bënin zyrtarët e lartë të shërbimeve sekrete. Prandaj mundësia e këtij skenari është shumë e vogël.

A do të jetë Ukraina arena e një lufte të gjatë shkatërruese?

Vladimir Putin's three options in Ukraine

Lufta e Rusisë në Ukrainë po zgjat prej më shumë se 300 ditësh, dhe mund të zgjasë lehtësisht për 600 ditë apo më shumë. Rusia është ende larg humbjes. Në vend se të ndërmarrë hapin politikisht të rrezikshëm për të mobilizuar të gjithë vendin, Putin mund të vazhdojë me trajektoren e tij aktuale.

Në këtë skenar ushtria ruse do ta të detyronte Ukrainën të angazhonte një numër të madh njësish për të luftuar në Donbas, edhe nëse kjo do të shkaktonte humbje të mëdha për trupat ruse. Do të vazhdojnë sulmet me dronë dhe raketa kundër infrastrukturën ukrainase.

Prapa këtij skenari do të qëndronte llogaritja e Putinit, se burimet financiare të vendit të tij dhe aftësia e popullit rus për të duruar vështirësitë dhe humbjet, mund të shterojnë në një momentin durimin e ukrainasve dhe aleatëve të tyre perëndimorë. Nga perspektiva e brendshme, kjo qasje do të nënkuptonte thjesht vazhdimin e luftës si më parë.

The Russian people can continue to pretend that their country is not really at war. Secret service agents and hardliners would be disappointed that Putin was not using all his power, but ordinary Russians could continue to oscillate between willful ignorance, belief in state propaganda and occasional protests.

This scenario would require no major sacrifices from anyone in Russia, and offers the possibility of a positive outcome for Putin, as long as Ukrainian troops do not make any major gains on the battlefield. The possibility of this scenario is much higher compared to the first two.

Translated by CNA.al





Lajmet e fundit nga