web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA: Nënvarianti i Omicronit përbën 40,5 për qind të rasteve në SHBA

2022-12-30 20:47:00, Kosova & Bota CNA

SHBA: Nënvarianti i Omicronit përbën 40,5 për qind të

Nënvarianti XBB.1.5 i variantit Omicron vlerësohet të përbëjë 40,5% të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara javën e fundit të këtij viti, pothuajse dyfishi i rasteve të një jave më parë, sipas të dhënave të bëra publike të premten nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Nënvariantet BA.2, XBB dhe XBB.1.5 përbënin së bashku 44.1% të numrit të përgjithshëm të rasteve në vend për javën që po mbyllet. Gjatë javës paraardhëse, XBB.1.5 përbënte 21.7% të rasteve me COVID.

Rastet me XBB janë shtuar në pjesë të Azisë, përfshirë Singaporin. Ndërsa disa ekspertë kanë thënë se është më e transmetueshme, ky nënvariant nuk ka rezultuar në rritje të numrit të shtrimeve në spital./ VOA





14:03 World

Aktivistja

Influencuesia dhe aktivistja Luisa Mell nuk ka qënë in...

Lajmet e fundit nga