
Pas një beteje të gjatë deri në zgjedhjen në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Kevin McCarthy-t, republikanët po përqëndrohen tek përparësitë e tyre në legjislaturën e 118 të Kongresit Amerikan. Korrespodentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson sjell një përmbledhje të debateve të pritshme, për çështje nga siguria kufitare, tek rritja e tavanit të borxhit e deri tek hetimet për administratën e Presidentit Biden.
Udhëheqësi republikan Kevin McCarthy ia doli pas një beteje të gjatë 4-ditore të merrte detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, duke theksuar arritjet e republikaneve në javën e parë të punës.
?Qeveria duhet të ndihmojë njerëzit, të mbrojë ata që nuk kanë lindur ende. Ne sapo siguruam mbrojtje për Rezervën Strategjike të Naftës dhe tanimë presidenti nuk mund t?i prekë rezervat sa herë të dojë dhe as nuk mund t?ia shesë naftën tonë Kinës. Ne ua kthyem Dhomën e Përfaqësuesve njerëzve?.
Megjithatë, analistët thonë se konservatorët e vijës së ashpër që kundërshtuan zgjedhjen e zotit McCarthy do të vazhdojnë të jenë problem për të.
?Pozitat e tij janë dobësuar. Problemi i tij më i madh është se diferenca është shumë e ngushtë, vetëm 5 vende?, thotë Michele Swers, Universiteti Georgetown
Shumë republikanë kundërshtojnë ngritjen e tavanit të borxhit, një qëndrim që mund të ketë pasoja në rang botëror nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do të arrijë të respektojë detyrimet e saj financiare.
"Populli amerikan zgjodhi republikanët për të vënë nën kontroll shpenzimet qeveritare?, thotë ligjvënësi Tom Cole.
Ndërsa inflacioni në Shtetet e Bashkara vijon të jetë i lartë, demokratët kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shkurtimin e shpezimeve qeveritare.
?Shkurtimi i shpenzimeve do të dëmtonte familjet, banorët në Shtetet e Bashkuara që po përballen, me inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës?, thotë ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro.
Nga ana tjetër republikanët kanë ngritur një sërë komisionesh hetimore.
?Ne do të merremi me Partinë Komuniste Kineze përmes komisionit të posaçëm për Kinën. Ne do të votojmë për të mbrojtur çdo të drejtë kushtetuese të çdo amerikani, përmes një komisioni të posaçëm për të mos lejuar ndërhyrjet e qeverisë amerikane në jetët e tyre?, thotë ligjvënësja republikane Elise Stefanik.
Objekt i hetimeve të republikanëve pritet të jetë edhe Presidenti Joe Biden dhe familja e tij, përfshirë shqetësimet për transfertat e tyre financiare, pavarësisht kundërshtimeve që kanë shprehur demokratët.
?Në vend që të tentojnë të gjejnë rrugët e bashkëpunimit, kolegët e mi nga pala tjeter vazhdojnë të anojnë nga agjenda ekstreme republikane që duket se është përqëndruar tek hetimi i familjes së presidentit dhe jo tek ajo çfarë mund të sjellë ndryshimin në jetën e përditshme të amerikanëve?, thotë ligjvënësi Hakeem Jeffries, udhëheqës i demokratëvë në Dhomën e Përfaqësuesve
Pjesë e hetimeve do jetë edhe politika e administratës së Presidentit Biden për emigracionin dhe ndihma prej disa miliardë dollarësh e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.
?Nëse më pyesni për objektivat e mia kryesore, ju e dini, është siguria kufitare?, thotë ligjvënësi Mark Green
?Vetë republikanët janë të ndarë, por zoti McCarthy ka dhënë sinjale se ai mund të mbështesë elementët që janë në favor të shkurtimeve buxhetore ?, Michele Swers me Universitetin Georgetown.
Por çdo ligj që miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve duhet të miratohet në Senat, ku shumicën e kanë demokratët./ VOA
Izraeli është zotuar të godasë një grup të armatosur të re...
Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Kinë...
Russian President Vladimir Putin praised his forces on Sun...
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve...
The number of people killed by Russian rocket attacks in t...
Russia can no longer pressure the Germans with gas. Ev...
Rent prices have become unaffordable for many Germans,...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, has said that the v...
The British media "The Sun" writes about the Albanian ...
About 25 million people in California are under a floo...
A plane with 72 people on board has crashed near the a...
President Joe Biden's lawyers found classified documen...
Brazil's Supreme Court has agreed to investigate wheth...
Russia launched two waves of missile attacks in Ukraine o...
Iran has executed a British-Iranian national who had previ...
Responding to the United Nations Security Council's reques...
Writer and journalist E. Jean Carroll has accused the form...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë të shtunë...
The citizens of the Czech Republic are voting today in the...
Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë raportuar të shtunën...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...