Day 10 of the protest/ Citizens call and hold banners against the government
The 10th day of the citizen protest against the government...
The 10th day of the citizen protest against the government...

Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në Maqedoninë e Veriut nuk kanë shumë shpresa se viti 2023 do t?iu sjellë më tepër mirëqenie qytetarëve se sa viti që sa po e lamë pas. Ngritja e çmimit të produkteve të shportës dhe shërbimeve, inflacioni dhe nga ana tjetër pasiguria politike e thellojnë pesimizmin e tyre. Në rrafshin politik, sfida kryesore shikohet ajo e rishqyrtimit të Kushtetutës që paraqet kusht për avancimin e vendit drejt integrimit në BE.
Hyrije Abazi Halili, dekane e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë thotë në një bisedë për Zërin e Amerikës se është vështirë të bëhen parashikime pozitive lidhur me zhvillimin ekonomik pas ndikimit nga kriza e Pandemisë së koronavirusit, nga kriza energjetike dhe trysnitë e inflacionit. Ajo thotë se ndikimi nga lufta në Ukrainë dhe për rrjedhojë kriza energjetike e ndërprenë rritjen ekonomike në Maqedoninë e Veriut duke shkaktuar një paraqitje të inflacionit dhe ngritje të çmimeve të konsumit te gjerë.
?Rritja ekonomike për vitin 2023 parashihet të jetë 2.3% sipas BERZH, ndërsa sa i përket inflacionit Banka Qendrore (e Maqedonisë së Veriut) pret që vitin e ardhshëm çmimet e importit të shënojnë një ulje, gjë që do të sjell edhe deri tek ulja e presionit mbi inflacionin e brendshëm. Në pritshmëri të tilla norma e inflacionin pritet diku të jetë mesatare nga 8% deri 9%, në varësi të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun e rregulluar. Të gjitha këto parashikime do t?i kishim emëruar si optimiste për vitin 2023, mirëpo janë edhe të mundshme. Ndonëse, një element apo një fenomen, i cili edhe pritet të paraqitet në ekonominë globale, por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut është pabarazia ekonomike, e cila pritet të thellohet, përpos nëse nuk merren disa masa që do të ishin konstruktive në drejtim të rindërtimit dhe rikthimit të besimit të konsumtorëve dhe bizneseve?, thotë profesorja Abazi Alili.
Ndërkohë, shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë pesimistë se ky vit do të jetë më i mirë se i kaluari. Sipas një sondazhi të Agjencisë Gallup International 80 për qind e të anketuarve mendojnë se viti 2023 do të jetë edhe më i vështirë apo njësoj si viti që lamë pas për sa i përket gjendjes së tyre ekonomike.
Pesimizmi duket se thellohet në këto muaj dimri kur bëhen paralajmërime për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa furnizimi me lëndë për ngrohje paraqet problem për shumë familje.
Në aspektin politik, parashikimet e analistëve nuk janë aq optimiste për përmirësimin e gjendjes. Xhelal Neziri vlerëson se edhe viti 2023 do të jetë i paqendrueshëm politikisht, ndërsa si sfidë kryesore e shikon nevojën e ndryshimeve kushtetuese si kusht për avancimin e Maqedonisë së Veriut në bisedimet me Bashkimin Evropian.
?Mungesa e dy të tretës së votave të deputetëve në parlament dhe mungesa e një vullneti politik për konsensus rreth kësaj çështjeje që është një nga dy orientimet strategjike të vendit, mund të prodhojë kriza të reja politike. Këto kriza do të ndodhnin në situata jo të lakmueshme edhe në aspektin e brendshëm edhe në kontekstin gjeopolitik në të cilin ndodhet vendit, i krijuar pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Prandaj, pres një vit të bujshëm në spektin politik?, thotë analisti.
Zoti Neziri vlerëson se përplasjet brenda disa partive politike do të mund të rezultojnë me krijimin e subjekteve të reja politike që do ta vështirësonte edhe më shumë arritjen e numrit të nevojshëm prej dy të tretave në parlament për rishikimin e Kushtetutës, përkatësisht futjen në të të pakicës bullgare.
?Mendoj se liderët politikë të partive kryesore do të bashkohen rreth orientimit strategjik për integrim në BE, që ka mbi 90% të mbështetjes së qytetarëve dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese. Mëpastaj, se a do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare apo do të mbahen si të rregullta pas disa muajsh, është çështje e politikës së brendshme të vendit; Mirëpo, obligimet e marra nga marrëveshjet ndërkombtare, marrëveshjet dypalëshe një shtet serioz duhet t?i përmbushë?, thotë zoti Neziri.
Nga ana tjetër, autoritetet qeveritare shprehën bindjen se vendi gjatë këtij viti do të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që theksojnë shpresat edhe për përmirësimin e ekonomisë./ VOA
Some earthquake tremors were felt a little while ago i...
An ultranationalist Israeli cabinet minister visited o...
For the first time in 100 years, lawmakers in the House of...
The murder of two women in one week in December raised...
Last year - in 2022 - for the first time there was no bank...
Since February last year, Russia's war in Ukraine has ...
Protestat anti-establishment për muaj të tërë kanë mbërthy...
In northern California, residents of the Central Valley ar...
A 23-year-old woman in Italy gave birth to her child in an...
Ukraine and the European Union will hold a summit in K...
China has voted down a move to force Chinese passengers to...
Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Uk...
Israeli media showed images and video of Security Minister...
In Germany, there were 45.6 million employees last year, a...
"Do you mean a person who walks on a thin wire and, in ord...
The NATO peacekeeping mission in Kosovo, KFOR, announced o...
China on Tuesday condemned new COVID-19 testing requiremen...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
"For me and my family, he was always like a father", says ...
Në janar, anëtari liberal i Gjykatës, 83-vjeçari Stephen B...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Israel has bombed the city of Tyre, killing eight people a...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Two students and a teacher were injured in a stabbing inci...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...