Shpërthim në një restorant në Turqi/ 7 viktima, 5 të plagosur
Një shpërthim është regjistruar në një restorant në lagjen...

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, 10 muaj pasi Moska filloi agresionin ndaj Ukrainës. Ata biseduan në një videokonferencë të premten, gjatë së cilës nuk i përmendën drejtpërdrejt luftimet në Ukrainë. Por dy presidentët përshëndetën forcimin e lidhjeve midis Moskës dhe Pekinit.
Presidentët Putin dhe Xi folën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mes atyre që ata i quajtën "tensione gjeopolitike" dhe një "situatë të vështirë ndërkombëtare".
"Përballë rritjes së tensionit gjeopolitik, rëndësia e partneritetit strategjik ruso-kinez po bëhet një faktor stabilizues. Marrëdhëniet tona u kanë bërë ballë të gjitha sfidave me dinjitet, tregojnë pjekuri dhe stabilitet dhe vazhdojnë të zgjerohen në mënyrë dinamike. Këto lidhje janë më të ngushtat në histori, ato përfaqësojnë një model bashkëpunimi mes fuqive të mëdha në shekullin e 21-të", tha presidenti rus.
Udhëheqësi rus tha se pret që zoti Xi të vizitojë Moskën në pranverë. Një udhëtim i tillë "do t'i tregonte gjithë botës forcën e lidhjeve ruso-kineze për çështje kyçe, e do të shndërrohej në ngjarjen kryesore politike të vitit në marrëdhëniet dypalëshe", tha ai.
Zoti Putin vuri në dukje gjithashtu se bashkëpunimi ushtarak ka një "vend të veçantë" në marrëdhëniet e dy vendeve dhe se Kremlini "synonte të forconte bashkëpunimin midis forcave të armatosura të Rusisë dhe Kinës." Javën e kaluar, Moska dhe Pekini zhvilluan stërvitje të përbashkëta në Detin e Kinës Lindore.
"Pavarësisht situatës së jashtme jo të favorshme, kufizimeve të paligjshme dhe shantazheve të drejtpërdrejta nga disa vende perëndimore, Rusia dhe Kina arritën të sigurojnë ritme të larta rritjeje rekord të tregtisë së ndërsjellë”.
Perëndimi ka vendosur sanksione dhe ka marrë masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë, në përgjigje të agresionit ndaj Ukrainës që aleatët e Kievit thonë se është i pajustifikuar.
Edhe zoti Xi tha se Pekini është i gatshëm të forcojë lidhjet me Moskën.
"Përballë një situate ndërkombëtare të vështirë dhe të ndërlikuar, ne jemi të gatshëm të rrisim bashkëpunimin strategjik me Rusinë, t'i ofrojmë njëri-tjetrit mundësi zhvillimi, të jemi partnerë globalë për të mirën e popujve dhe vendeve tona dhe në interes të stabilitetit në mbarë botën", tha presidenti kinez.
Lidhjet midis Moskës dhe Pekinit janë forcuar që kur filloi agresioni rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Kina ka refuzuar në mënyrë të prerë të kritikojë veprimet e Moskës në Ukrainë, duke fajësuar SHBA-të dhe NATO-n për provokim ndaj Kremlinit, si dhe ka kritikuar sanksionet ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës.
Rusia, nga ana tjetër, e ka mbështetur fuqishëm Kinën mes tensioneve me SHBA-të mbi Tajvanin.
Por të dyja vendet po përballen me vështirësi të brendshme. Zoti Putin po përpiqet të ruajë mbështetjen brenda vendit, për një luftë që po zgjat më shumë nga sa e kishte parashikuar, ndërsa Kina po përballet me një rritje të rasteve me COVID-19, që ka shkaktuar vështirësi të mëdha në sistemin shëndetësor të vendit./ VOA
Një shpërthim është regjistruar në një restorant në lagjen...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 30 dhjetor pret...
Influencuesia dhe aktivistja Luisa Mell nuk ka qënë in...
The year 2022 marked some of the most important and shocki...
Mbrëmjen e djeshme lajmi që bëri bujë, lidhej me arrestimi...
Influencuesi kontrovers online dhe "mizogjeni i vetë-p...
Due to labor shortages as well as low pensions, more a...
Presidenti Joe Biden, që aktualisht është me pushime d...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e ...
The international group known as "Anonymous" has publi...
The North Atlantic Alliance has reacted to the beginni...
After the withdrawal of the barricades in the north of Kos...
The far-right government, led by Prime Minister Benjam...
At least 19 people have lost their lives and around 30...
Russia attacked Ukraine with a barrage of missiles on ...
The removal of barricades has begun in the village of ...
The " Frankfurter Allgemeine Zeitung " newspaper, in its a...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, after the meeti...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një vendim...
The Minister of Industry, Entrepreneurship and Trade, Roze...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...