web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nju Jork, dënim me burg për shitje të sekreteve tregtare Kinës

2023-01-04 08:34:04, Kosova & Bota CNA

Nju Jork, dënim me burg për shitje të sekreteve tregtare

Një person nga Nju Jorku u dënua të martën me dy vite burgim pasi planifikoi vjedhjen e sekreteve tregtare të kompanisë General Electric Co. dhe dhënien e tyre Kinës, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Xiaoqing Zheng, nga qyteti Niskayuna, i shtetit Nju Jork, u dënua për komplot spiunazhi ekonomik, pasi një gjyqi katër javor që mbaroi në mars të vitit të kaluar, njoftoi Departamenti i Drejtësisë. Gjykatësja Mae D’Agostino e dënoi zotin Zheng gjithashtu me një gjobë prej 7,500 dollarësh dhe me një vit tjetër vuajtjeje dënimi me kusht, pasi të ketë përfunduar periudhën e burgimit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se qeveria kineze përfaqëson kërcënimin më të madh afatgjatë për ekonominë amerikane dhe sigurinë kombëtare, dhe se po bën përpjekje të paprecedenta për të vjedhur teknologjinë jetike nga bizneset dhe shkencëtarët amerikanë. Kina i mohon këto akuza.

Zoti Zheng ishte punësuar në Centralin e kompanisë General Electric (GE) në Schenectady të Nju Jorkut, si inxhinier i specializuar për teknologjinë e turbinave. Sipas Departamentit të Drejtësisë, ai punoi për kompaninë GE, nga viti 2008 deri në verën e vitit 2018.

Sipas evidencës së paraqitur në gjyq, zoti Zheng dhe persona të tjerë në Kinë komplotuan për të vjedhur sekretet tregtare të kompanisë GE në lidhje me teknologjinë e turbinave për avionët dhe ato në objektet tokësore, për t’i dhënë Kinës, kompanive dhe universiteteve kineze që bëjnë punë kërkimore dhe prodhojnë pjesë turbinash, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

“Është një rast klasik i spiunazhit ekonomik. Zheng shfrytëzoi besimin që i ishte dhënë, tradhëtoi punëdhënësin e tij dhe komplotoi me qeverinë e Kinës për të vjedhur teknologjinë novatore amerikane”, tha ndihmës prokurori i përgjithshëm Matthew Olsen, i cili drejton divizionin e sigurisë kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë.

The United States indicted a former engineer and another Chinese entrepreneur named Zhaoxi Zhang in 2019 for stealing secrets and espionage at General Electric for China's benefit. At the time, Mr. Zheng had pleaded not guilty.

A federal court in Cincinnati sentenced a Chinese national to 20 years in prison in November after he was found guilty of conspiring to steal trade secrets from several American aviation and aeronautics companies./VOA





Lajmet e fundit nga