Serious accident in Vlora / One person dies, others injured
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...

Avokati i Joe Bidenit tha të enjten se dokumente të tjera të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e presidentit në Delauer.
Në fillim të javës, u njoftua se dokumente sekrete nga administrata Obama-Biden ishin gjetur në nëntor në një institut kërkimor në Uashington, të cilin zoti Biden e kishte përdorur si zyrë pasi shërbeu si nënpresident.
Të enjten, Prokurori i Përgjithshëm amerikan emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar këtë çështje.
Shtëpia e Bardhë nuk pati një javë të lehtë, pas publikimit të lajmit se në nëntor janë gjetur dokumente të klasifikuara në zyrat e një instituti kërkimor në Uashington, ku Presidenti Joe Biden kishte një zyrë pasi mbaroi mandatin si nënpresident.
Një ditë më parë Shtëpia e Bardhë njoftoi se dokumente të tjera janë gjetur në rezidencën e zotit Biden në Delauer.
Presidenti demokrat tha në një konferencë se ishin vetë avokatët e tij që i kishin gjetur dhe dorëzuar dokumentet sekrete.
“Siç thashë në fillim të javës, njerëzit e dinë se unë i marr seriozisht dokumentet e klasifikuara dhe siç thashë gjithashtu, ne po bashkëpunojmë plotësisht me hetimin e Departamentit të Drejtësisë”, tha zoti Biden.
Reagimet e udhëheqësve republikanë ishin të menjëhershme. Ata thanë se demokratët reaguan ashpër ndaj ish-presidentit Donald Trump, ndërsa FBI po kontrollonte shtëpinë e tij “Mar-a-Lago” në Florida dhe po merrte dokumentet e klasifikuara prej saj… kjo ndodhi pas largimit të zotit Trump nga presidenca.
Kryetari i sapozgjedhur republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy tha se:
“Kemi dikë që është në detyrë për më shumë se 40 vite. Kemi dikë që thoshte në emisione televizive se ishte shumë i shqetësuar për dokumentet që kishte mbajtur Presidenti Trump, ndërsa tani ne e kuptojmë se ai si nënpresident mbajti dokumente për vite dhe në vende të ndryshme”, tha zoti McCarthy.
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar këtë çështje.
“Emërimi tregon përkushtimin e departamentit të drejtësisë për pavarësinë dhe përgjegjshmërinë ,veçanërisht në çështje të ndjeshme dhe për marrjen e vendimeve bazuar vetëm në fakte dhe ligj”, tha ai.
Gazetari i Agjencisë së lajmeve Associated Press, Eric Tucker thotë se ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm, meqenëse Departamenti i Drejtësisë po kryen gjithashtu një hetim mbi dokumentet e klasifikuara që janë gjetur në pronën e ish-presidentit Trump.
"Departamenti i Drejtësisë po heton prej muajsh krimet e mundshme që përfshijnë mbajtjen e afërsisht 300 dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e ish-presidentit Trump. Hetimet po vazhdojnë. Një juri e madhe në Uashington po dëgjon dëshmitë ndërsa ne flasim”, tha ai.
Gazetari gjithashtu vuri në dukje dallimet në hetimet ndaj presidentit aktual dhe ish-presidentit, përfshirë faktin se avokatët personalë të Presidentit Biden i dorëzuan dokumentet tek Departamenti i Drejtësisë, ndërsa dokumentet në rezidencën e zotit Trump u zbuluan nga autoritetet.
Ish-presidenti Trump po hetohet edhe për mundësinë e kryerjes së një vepre penale duke mos dorëzuar materialet e klasifikuara, veçanërisht pas kërkesave të përsëritura të Arkivit Kombëtar dhe një thirrjeje për të dëshmuar nga Departamenti i Drejtësisë.
“Departamenti i Drejtësisë në rastin e zotit Trump thotë se po heton pengimin e mundshëm të drejtësisë. Ne nuk kemi dëgjuar që të ketë pretendime të ngjashme lidhur me Shtëpinë e Bardhë dhe Joe Bidenin”, thotë ai.
Ligji amerikan thotë se dokumentet e klafisikuara nga presidenca duhet të mbahen në Arkivin Kombëtar dhe jo diku tjetër./ VOA
A Turkish court has convicted the head of Turkey's Medical...
Europol has announced that police and judicial authorities...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, told DASH's sen...
A major storm that produced powerful winds and tornadoes s...
Police in Brazil plan to use facial recognition to identif...
German police on Thursday continued efforts to evacuate hu...
Attorney General Merrick Garland on Thursday appointed a s...
Senior US envoy Derek Chollet expressed strong concern on ...
Just a few weeks after the reformulation of the Japane...
The senior adviser of the US Department of State, Dere...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osman...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
United States Attorney General Merrick Garland announc...
6 new cases have been registered in Greece of the Omicron s...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, after a meeting...
Representatives of the European Parliament (EP), who deal ...
The Chancellor of Austria, Karl Nehammer, said that hi...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that the i...
The Commission for Civil Liberties, Justice and Intern...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
Chilean authorities have seized more than 100 tons of drug...
The European Union is entering a new phase of migration ma...
US President Donald Trump has expressed optimism about rea...
The European Union has transferred a new tranche of financ...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...