Farewell to Pope Benedict XVI
Thousands of Catholics have turned to the Vatican. Unt...

Buildings are the biggest polluters of the environment: they are the reason that ten billion tons of carbon dioxide are produced every year in the world. Carbon dioxide is created during heating and power generation and during housing construction. Each inhabitant of the earth produces on average about 1.3 tons of carbon dioxide per year.
Sipas një studimi të OKB, sektori i ndërtesave ka shkaktuar në vitin 2021 në gjithë botën, 37 përqind të emisioneve të dioksidit të karbonit që lidhet me energjinë, më shumë se sa industria (30 përqind) dhe sektori i transportit (22 përqind). Si mund të ulen këto emisione, dhe cilat janë masat që duhen marrë në mënyrë që ne të jetojmë në mënyrë të qëndrueshme, lirë dhe mirë?
Sa më shumë hapësirë banimi, aq më shumë CO2
Njëqind vitet e fundit nuk është rritur vetëm numri i njerëzve që banojnë tokën, por është rritur sidomos hapësira e tyre e banimit. Njëkohësisht janë rritur shumë të ardhurat dhe numri i njerëzve që jetojnë vetëm. Por dallimet janë shumë të mëdha. Ndërkohë që në Nigeri një person banon mesatarisht në një sipërfaqe banimi prej gjashtë metra katrorësh, në Turqi jeton në 18 metra katrorë, në Brazil në 24, në Kinë në 30, në BE në 38 dhe në SHBA në 75 metra katrorë.
Në Gjermani sipërfaqja mesatare e banimit për person është trefishuar që nga viti 1950, duke shkuar nga 15 metra katrorë në 48 metra katrorë. Sipërfaqe të madhe banimi kanë sidomos të moshuarit, fëmijët e të cilëve janë larguar nga shtëpia: të moshuarit jetojnë mesatarisht në 60 metra katrorë sipërfaqe banimi.
Sa më shumë banesa dhe shtëpi që ndërtohen aq më shumë energji përdoret për ngrohjen e tyre dhe për energjinë elekrike që përdorin, dhe aq më shumë dioksid karboni krijohet nga ndërtimet e reja.
Izolimi kursen energji, para dhe CO2
Ndërtesat e vjetra kanë nevojë për shumë energji për t'u ngrohur. Kjo kushton shumë dhe harxhon burimet. Nëpërmjet izolimit dhe impianteve moderne të ajrosjes, tek ndërtesat e vjetra mund të kursehet deri 90 përqind e energjisë. Përveç kësaj kostot e ngrohjes mund të ulen nëse përdoret më pak hapësirë banimi.
Si mund të ngrohim lirë dhe pa e dëmtuar klimën?
Nevojat për ngrohje mund të mbulohen duke mos përdorur karburante me bazë fosile, por duke përdorur biogas, dru ose peleta. Meqenëse këto mundësi janë duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë, ekspertët këshillojnë që ngrohja të bëhet me pompa gjeotermike që thithin nxehtësi nga toka ose nga ajri, vihen në lëvizje me rrymë dhe prodhojnë kështu nga një kilovat orë rrymë deri në shtatë kilovatë energji për ngrohje.
Kjo teknikë nuk shkakton pluhurin e imët që dëmton shëndetin dhe nëse përdoret rrymë e prodhuar në mënyrë ekologjike, nuk emeton dioksid karboni. Në Skandinavi ngrohja e ndërtesave ka kohë që bëhet me pompa ngrohjeje dhe rrjetet e ngrohjes në distancë mbahen në përdorim me pompa të mëdha. Duke e kombinuar këtë me ngrohjen diellore, ngrohjen me biomasa dhe ngrohjen gjeotermike, disa nga rrjetet e ngrohjes në distancë janë kthyer atje që tani në të padëmshme për klimën.
Nganjëherë ngrohja diellore është krahasimisht shumë e lirë
Nevoja për rrymë në banesa mund ulet ndjeshëm edhe nga pompat e ngrohjes që përdorin energji me kursim, nga frigoriferët që përdorin energjinë në mënyrë eficiente dhe nga llampat LED. Me elementët fotovoltaikë në çati dhe fasada, rryma elektrike mund të prodhohet lirë direkt në shtëpi, duke mos e dëmtuar klimën.
Në Gjermaninë që ka pak diell, rryma e prodhuar nga impiantet dielloredhe me panele fotovoltaike të vendosura në çatinë e shtëpisë kushton më pak se dhjetë cent për kilovat orë. Kjo është më pak se një e katërta e çmimit krahasuar me energjinë e marrë nga rrjeti, e cila kushton mesatarisht 40 cent për kilovat orë. Investimi në modulet e çatisë lahet brenda 5 deri 15 vjetësh dhe pas kësaj kohe rryma prodhohet falas për rreth dy dekada me radhë.
Materiale të riciklueshme, jo beton, çelik dhe plastikë
Gjatë ndërtimit të ndërtesave emetohet shumë dioksid karboni, 0,5 deri 0,8 tonë dioksid karboni për një metër katror sipërfaqe. Gjatë ndërtimit të një banese prej 100 metra katrorësh kjo sasi arrin 50 deri 80 tonë dioksid karboni. Sa për krahasim, në Indi emëtimi i dioksidit të karbonit është 2 tonë në vit për kokë.
Emisionet e dioksidit të karbonit shkaktohen kryesisht gjatë prodhimit të cementos, kalkut dhe gipsit (25 përqind), gjatë ndërtimit vetë (10 %) si dhe gjatë prodhimit të materialeve të ndërtimit si pllakave izoluese (8%) dhe metaleve (8 %).
Nëpërmjet përdorimit të materialeve të tjera të ndërtimit si druri dhe shtimit të materialeve izoluese sipër shembull kashtës, mund të ulen emisionet e dioksidit të karbonit gjatë ndërtimeve të reja në Gjermani deri në 50 përqind.
Rinovim në vend të ndërtimeve të reja kursejnë para dhe CO2
Rinovimi i ndërtesave të vjetra në vend që të bëhen ndërtime të reja, kursen po ashtu shumë dioksid karboni dhe ul kostot. Një rinovim kushton shpesh rreth një të katërtën më pak se një ndërtim i ri. Emetimi i dioksidit të karbonit nga ndërtimi dhe mbajtja në përdorim mund të ulet kështu më shumë se përgjysëm.
Arkitektët, shkencëtarët, shoqatat e ambientit kërkojnë që të ndryshojë mënyra e të menduarit gjatë planifikimeve urbane dhe dhënies së lejes së ndërtimit. Ata kërkojnë që shkatërrimi i ndërtesave të vjetra dhe ndërtimi i ndërtesave të reja të pengohet, duke kthyer në normë rinovimin e ndërtesave të vjetra.
30m² sipërfaqe banimi për person për të mbrojtur klimën?
Duke pasur parasysh nevojën për banesa dhe krizën e klimës, ndryshimi i mënyrës së të menduarit duhet bërë edhe nga shoqëria dhe politika. "Sipërfaqja në të cilën jetohet sot në Gjermani, do të mjaftonte për 200 milionë vetë, nëse ne do mjaftoheshim të jetonim në të njëjtën sipërfaqe që ka qenë e zakonshme në vitet 1960,” thotë sociologia Maike Böcker. Ajo punon në Institutin e studimeve kulturore në Esen dhe flet për dilemën dhe sfidën e shoqërisë që nuk dëmton klimën në librin e saj me titull "Si mund të kemi mjaftueshën nga pak”.
Popullsia e botës tetë miliardë
Për të respektuar kufirin e 1,5 gradëve, instituti i Vupertalit kërkon në një studim që të kufizohet dhe të ulet nevoja në rritje për sipërfaqe banimi për frymë "duke përdorur forma inteligjente dhe fleksible përdorimi të sipërfaqes së banimit”.
Universiteti Teknik i Gracit mendon për një nga skenarët e mundshëm, se nevojat për energji në gjithë botën duhet të ulen me 40 përqind megjithëse numri i popullsisë është në rritje, në mënyrë që të mund të respektohet kufiri prej 1,5 gradësh. Studiuesit këshillojnë për këtë gjë që mesatarja globale e hapësirës së banimit të jetë 30 metra katrorë për person.
Jetesë më e mirë në moshë të thyer me më shumë kontakt
Një potencial të madh kursimi ekspertët shohin tek të moshuarit. Në vendet industriale si Gjermania, shumë të moshuar jetojnë pasi fëmijët dalin nga shtëpia, vetëm ose në çift, në banesa ose shtëpi të mëdha, që shpesh nuk janë të përshtatshme për moshën e thyer. Ndërkohë që mungojnë hapësirat e banimit për familjet e reja, sidomos në qytete.
Në këtë rast mund të ndihmojnë konsultimet e bëra me qëllim dhe ofertat, thotë urbanisti dhe ekonomisti Daniel Fuhrhop. "Përshembull duke u zhvendosur në banesa më të vogla si dhe duke transformuar banesat ekzistuese për të krijuar një banesë shtesë më vete. Edhe dhënia me qera ose banimi me njerëz të tjerë janë opcione të mundshme. Ka shumë modele të mrekullueshme dhe që kanë dhënë prova.”
Some universities, meanwhile, mediate students who can live freely with the elderly, helping them with household chores. Young and senior housing projects with small individual housing units and lots of common areas such as gardens, workshops, studios, laundries and gyms are still popular. Offices and guest rooms can be reserved in this model by taking them for a certain period of free rent. Many residents appreciate such shared buildings, where they spend a lot of time together, get to know each other better and help each other.
Thousands of Catholics have turned to the Vatican. Unt...
More than 45,000 migrants crossed the English Channel ille...
Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryes...
Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një ser...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, called on N...
A bomb exploded at the Kabul military airport, killing and i...
France has called on European Union member states to i...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar n...
Air raid sirens sounded on New Year's Day in Kiev, as ...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, has expresse...
Kryeshefat ekzekutivë janë bërë influencues , sipas nj...
Throughout history, the political scene has always ...
The European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULE...
Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në...
The World Health Organization has stated that China's ...
Pioneering American broadcaster Barbara Walters has di...
The German-speaking media continues to focus on the de...
Nënvarianti XBB.1.5 i variantit Omicron vlerësohet të përb...
A person has robbed a mini-market in Liosia, Greece. He en...
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që pasagjerët që vijnë ng...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...